Mëngjesin e sotëm, një vrasje ka ndodhur në Fier, ku një person ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 50-vjeçarin Ahmet Toska. Burimet nga vendngjarja njoftojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh”.
Mësohet se viktima është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës, ndërsa banorët e zonës kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për të bërë të mundur kapjen e autorit, në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, policia dhe FNSH-të e Fierit kanë ngritur posto-blloqe dhe po vijojnë me krehjen e zonës.
Deri më tani nuk ka asnjë detaj lidhur me të dyshuarin kryesor, dhe nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vrasjen e 50-vjeçarit.