E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

Fier/“Ma vranë”, fqinjët: Autorët kanë qenë pa makinë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Fier. 50-vjeçari u qëllua me armë zjarri në kokë, në orën 6 të mëngjesit të sotëm, teksa po përcillte bashkëshorten në punë.

Fqinjët e 50-vjeçarit, Ahmet Toksa, kanë dëgjuar 3 herë krisma dhe më pas kanë dëgjuar bashkëshorten e viktimës teksa bërtiste.

Sipas tyre, autori ka qenë i maskuar dhe është larguar në këmbë, pasi nuk kishin parë asnjë mjet që të kalonte në atë orë.

“Dëgjuam krisma armësh, i njohim si familje e mirë. Po shoqëronte gruan për në punë, në një furrë buke. Ai vetë punonte në një pikë karburanti. Dëgjova ulërima, bashkëshortja po bërtiste “ma vranë-ma vranë”. Autorët kanë qenë pa makinë, nuk kemi parë asnjë makinë të kalojë”, u shprehen për mediat fqinjët e çiftit.

Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë, për të zbardhur më shumë detaje lidhur me autorin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Kapet banda e rrezikshme, disa të arrestuar (VIDEO)

O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën

Nga: Nikoll Lesi Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha. Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që...

Tr*toli në banesën e të vëllait, Agron Duka: Jam trembur shumë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka shprehur shqetësimin pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, duke vënë në dukje se është i...

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...