Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rreziku i një lufte midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga: Pierre Haski “Internazionale”

Këtë javë Kina po feston 70 vjetorin e hyrjes së saj në Luftën Koreane në vitin 1950. Për Pekinin, dëshira për të nderuar luftëtarët veteranë, i shtohet dërgimit të një mesazhi luftarak dy kundërshtarëve të mundshëm: Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit.

Lufta Koreane, e zhvilluar midis viteve 1950-1953, është referenca ideale për një periudhë tensioni të madh mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, sikurse është edhe gjendja aktuale. Në fakt, ai është rasti i vetëm në të cilin ushtritë kineze dhe ato amerikane janë përballur me njëra-tjetrën gjatë shekullit XX, dhe me pasoja të rënda.

Mesazhi i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë i propagandës kineze është ky:”Ne luftuam kur ishim të dobët dhe të varfër, prandaj nuk do të hezitojmë të luftojmë sërish sot, që jemi shumë më të fuqishëm”. Ky koncept, ka meritën e të qenit shumë i qartë.

Ngjarjet e viteve 1950, temë e serialeve të panumërta televizive dhe fjalimeve patriotike, morën formën e një miti. Në atë kohë, ushtria amerikane e gjeneralit Dagllas Mekartur e kishte shpëtuar ushtrinë e Koresë së Jugut nga disfata përballë komunistëve veriorë, dhe po përparonte drejt kufirit kinez.

Ushtarët e masakruar

Por natën e 19 tetorit 1950, Mao Ce Duni urdhëroi 250.000 ushtarë kinezë të kalonin ujërat e akullta të lumit Jalu, duke i befasuar trupat amerikane. Ishte një masakër e vërtetë, edhe sepse kinezët ishin qartazi shumë më të keq-armatosur se amerikanët.

Mao e kishte bazuar bastin e tij mbi numrat, dhe kishte fituar, edhe pse humbje të mëdha, përfshirë atë të djalit të tij. Në javët në vijim, amerikanët u detyruan të tërhiqeshin në vijën aktuale që ndan ende sot dy Koretë.

Për gjeneralin Mekartur ajo tërheqje ishte një gjysmë humbje. I tërbuar nga inati, fituesi i Betejës së Paqësorit gjatë Luftës së Dytë Botërore i kërkoi Uashingtonit autorizimin për të hedhur një bombë atomike ndaj Kinës. Leja u refuzua, dhe gjenerali u lirua menjëherë nga detyra.

A mund të shpërthejë vërtet sot një konflikt i ri i armatosur midis 2 vendeve? Hyrja në luftë kundër Shtetet e Bashkuara, nuk është sigurisht në interesin e Kinës, edhe sepse ekuilibri i forcave është ende kryesisht në favor të amerikanëve. Por gjithsesi, ky mbetet një skenar shqetësues.

Në këtë pikë, Kina mund të përfitojë nga periudha e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dhe konfuzioni i mundshëm që do të pasojë shpalljen e rezultateve, për të nisur një sulm ndaj ishullit rebel të Tajvanit.

Prej javësh, Pekini e ka shtuar presionin ndaj ishullit, të pretenduar nga Kina, por që ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, një ushtri, dhe të gjitha mekanizmat e një shteti të pavarur, përveç njohjes ndërkombëtare që ende mungon.

Kërcënimet, presionet dhe provokimet kineze, kanë nxitur frikën e ndërmarrjes së një grushti shteti, në mos në të gjithë territorin e Tajvanit, të paktën në disa ishuj që varen nga Taipeit, dhe që mund të shërbejnë si një kapital i madh politik për presidentin e plotfuqishëm të Kinës, Xi Jinping.

Ky është mesazhi, aspak qetësues, i përvjetorit të Luftës Koreane. Kjo e Kinës është një lojë e rrezikshme, që mund të sjellë një përshkallëzim të pakontrolluar të situatës. Fakti që analistë dhe ekspertë shumë të respektuar, e konsiderojnë të besueshëm këtë skenar, flet shumë mbi rreziqet e mëdha të periudhës në të cilën po jetojmë.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/opinione/pierre-haski/2020/10/21/cina-stati-uniti-guerra-corea

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: kineLufta KoreaneSHBA

TË LIDHURA

Bota

Telefonatë pozitive Ukrainë-SHBA, të dërguarit e Trump planifikojnë një vizitë të mundshme në Kiev

12:05 | 09/06/2026
Bota

Trump për marrëdhënien me Netanyahun: Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën

11:38 | 09/06/2026
Bota

Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

10:52 | 09/06/2026
Next Post

Elia Zaharia dhe Princ Leka bëhen prindër

Votuesit “e fshehtë” të LSI-së në sondazhe

Bilanci i pandemisë, 302 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 3 viktima







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Zhdukja e Eglant Koçit,policia njoftim zyrtar:Shpallet në kërkim i dyshuari për rrëmbimin e të riut

by mirseda
13:38 | 09/06/2026
0

Policia e Tiranës ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me zhdukjen e Eglant Koçit, 34-vjeçarit që...

Tjetër aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset një person

13:22 | 09/06/2026

Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin

12:59 | 09/06/2026

Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

12:57 | 09/06/2026

Rama: Sot jemi në kushte të tjera, 63% e atyre që i përfundojnë këto shkolla nisin punë

12:46 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com