E mërkurë, 16 Qershor, 2021
21.5 C
Tirana

Votuesit “e fshehtë” të LSI-së në sondazhe

Nga: Eduard Zaloshnja

Qysh kur LSI-ja u bë për herë të parë pjesë e qeverisjes (në vitin 2009), sondazhistët e kanë patur të vështirë të masin magnitudën reale të votuesve të kësaj partie para zgjedhjeve – në zgjedhje ajo i ka tejkaluar ndjeshëm kuotat e sondazheve parazgjedhore, të publikuara në mediat kryesore.

Por meqenëse totali i votave nuk mund të kalojë kuotën 100%, pyetja është se ku “fshihen” votuesit e LSI-së gjatë sondazheve parazgjedhore?

Një analizë e votave zyrtare në tre zgjedhjet e fundit parlamentare, na jep një përgjigje të përafërt të kësaj pyetje (shihni grafikun shoqërues).

PS-ja plus partitë tradicionale të majta, kanë patur një kurbë pothuaj të sheshtë të votave në tre zgjedhjet e fundit parlamentare. Ndërkohë, PD-ja plus partitë tradicionale të djathta kanë patur një kurbë me ulje të theksuar, të shoqëruar me një kurbë në rritje ekuvalente të LSI-së.

Ndoshta këto kurba ka patur parasysh Rama, kur këmbnguli për një sistem zgjedhor, ku PD-së i duhet të konkurojë me LSI-në brenda sinorit të sotëm të opozitës…

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet për kreun e PD/ Shehaj denoncon: Vëzhguesja ime u dhunua

Agron Shehaj, i cili kandidoi për kreun e Partisë Demokratike, ka denoncuar faktin se vëzhguesja e tij në zgjedhjet e 13 qershorit Enkeleda Çela,...

PD mbledh Kryesinë në 18 qershor, ja çfarë do të diskutohet

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë në datë 18 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Mbledhja është parashikuar që...

Avokati zapton pronën në Ksamil dhe kërkon legalizim me dokumente false

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga Ksamili për një sipërfaqe toke që pretendohet se është përvetësuar pa të drejtë. Sipas denoncimit,...

Kontrollet e RENEA-s/ Hoxha zbulon zonat e “nxehta” në Vlorë dhe Shkodër

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur meaksionet e RENEA-s në dy ditët e fundit në vend, ku ka ushtruar kontrolle...

Denoncimi Fiks Fare/ 1200 euro kalimi në Kapshticë në mënyrë të paligjshme

Bashkimi Europian hap më në fund dyert për turistët shqiptarë, të mbyllura prej më shumë se 1 viti. Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të...