Meta ka zbuluar arsyen për të cilën bëri koalicion me kreun socialist, Edi Rama, në vitin 2013. Presidenti Meta u shpreh se i kishte kërkuar kryeministrit Rama vite më parë që të merrte shembull Maqedoninë, për thithjen e investimeve të huaja.
Me tone të larta, Meta tha se koalicioni me kryeministrin Rama erdhi vetëm për një kusht, që ai të votonte tre ligjet që mbante peng integrimit evropian.
Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shtoi se i vetmi rekord pozitiv i integrimit është miratimi i të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi.
“Si mund të ecin gjërat mirë në këtë vend, kur sipas statistikave ku për dy vitet e fundit largohen 18.4 herë më shumë se nga Bosnja. Nuk po flas për referencat e Batonoviçit. Këto ia tregova edhe komisionerit që erdhi dje.
Unë nuk kam asnjë përgjegjësi, sepse kam më shumë se 8 vjet që i kam thënë kryeministrit aktual shkoni në Maqedoni se si i mirëpret investimet e huaja dhe hajde të bëjmë ne në Shqipëri. Që në një territor si në spital apo diku tjetër të garantojmë tokën dhe shërbimet që të investojnë për punësimin e të rinjve.
Unë kam bërë koalicion me kryeministrin aktual me vetëm një kusht, që ai të votonte tre ligjet që mbante peng integrimit evropian. Me idenë që ky koalicion do zhbllokonte integrimin evropian. I vetmi rekord pozitiv i integrimit është miratimi i të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi, ku kryetar i Parlamentit ishte Ilir Meta, e cila u votua me 140 vota dhe ku Edi Rama mungoi”, tha Meta.