Kryeministri Rama ka shprehur pendesën për kohën e humbur lidhur me 14 marrëveshjet e nënshkruara sot mes Shqipërisë e Kosovës. Kreu i qeverisë pohoi se është humbur një kohë relativisht e gjatë, që këto marrëveshje të lehtësojnë dy shtetet, pasi janë penguar e anashkaluar prej luftërave imagjinare që nuk ekzistojnë.
“Për pak javë, unë do të vizitoj kryeministirn së bashku me një delegacion modest për nga numri, për një çështje të rëndësishme. Për të firmosur edhe doganën që e kalon portin e Durrësit në një port të Kosovës.
Çdo mall që zbarkon në Durrës, është shkarkuar në Kosovë. Aty janë autoritetet doganore të Kosovës dhe e çojnë lejen në destinacion.
S’po zgjatem më shumë. Marrëveshjet i dëgjuat. Dhe jam shumë i kënaqur, imagjinoni sa kohë kemi humbur. Kushdo që do të punojë në Shqipëri nga Kosova, apo anasjelltas, s’ka pse sorollatet. Është njësoj si të jetë aty ku ka rezidencën.
Ai i Gjakovës në Vlorë, apo i Fierit në Prizren. Kjo është një kërkesë e sipërmarrjes në dy anët e kufirit. Nuk e di sa e justifikueshme është, por që janë penguar e anashkaluar në emër të luftërave imagjinore. E vetmja luftë që ka sot Kosova e Shqipëria, është për zhvillim, zgjerim e integrim”, përfundoi Rama.