E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Hekurudha Nish-Prishtinë-Durrës/ Rama shpërthen ndaj Kurtit: S’e di si i bën ai llogaritë

Gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij kosovar, Avdullah Hoti, kryeministri Rama ka deklaruar pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive se gjatë javëve të ardhshme, do të bëhet i mundur kalimi i Portit të Durrësit në dispozicion të Kosovës. Kreu i qeverisë foli edhe për marrëveshjen për hekurudhën Nish-Prishtinë-Durrës, se përfitojnë të dyja vendet, si Shqipëria dhe Kosova. Ai theksoi më tej se deklaratat e Albin Kurtit janë një lajthitje e natyrës vetëadministruese.

Z. Rama dua një analizë tënden për marrëveshjen për hekurudhën Nish-Prishtinë-Durrës. Kurti tha që vetëm Serbia fiton në këtë rast, çfarë fiton Shqipëria dhe Kosova? Për Hotin; kemi një deklaratë për asosionin dhe duhet të diskutohet mes Kosovës dhe Serbisë. Trump ka kërkuar hapjen e një ambasade në Izrael, a do ta hapni dhe kur?

Rama: Vendimi im për të Uashingon dihet. Marrëveshja ka rikthyer Kosovën në pozicionin ku duhet të jetë gjithmonë. Kjo i dedikohet kryeministrit Hoti. Tani përveçse kemi thënë e stërthënë që sa jemi ulur në procesin e Berlinit, e ka thënë edhe Amerika që kjo punë duhet bërë.

Me gjithë mungesën e modestisë, kam kohë që e them. Përsa i përket kush fiton? Unë se di si i bën Albini llogaritë, më rezulton se është si vetëadministrimi Jugosllav.

Si mund të mos përfitojë ai që ka portin dhe përfitoka më shumë një nga aktorët që shfrytëzon portin. Me siguri e gjen Albini. Nuk e gjej dot. Është moment lajthitje të natyrës vetëadministruese.

Shqipëria është vendi ky hebrenjtë kanë gjetur strehë dhe mbrojtje. Është vendi ky shqiptarë janë dorëzuar duke u paraqitur si hebrenjtë që janë në shtëpi. Shqipëria në politikën e jashtme në këtë aspekt, është linjizuar me Bashkimin Europian.

Lexo edhe :   Shërbimi sekret për të ruajtur Erdoganin, truprojat i kontrolluan ushqimin
Lexo edhe :   Modernizim bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë! Rama: Do zbatohen 5 projekte

Hoti: Gjithmonë do përgjigjem njësoj, asosacioni i komunave me shumicë serbe është marrëveshje e mbyllur. Me këtë është pajtuar edhe pala serbe. Është obligim i Kosovës i ratifikuar në vitin 2013.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...