Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama e quajti liderin e opozitës Lulzim Basha, si shalqi me prove dhe i pangrënshëm.
Në Çim Peka Live, Basha tha se Rama kur nuk ka përgjigje, thotë gërrvërre dhe kujton se lahet me shqiptarët.
Sipas Bashës, Ramës po I vjen fundi.
”Çdo njeri ka karakteristikat e veta. Unë jam njeri racional. Ato që them, besoj se janë të kuptueshme dhe të zbërthyeshme nga njerëzit. Rama kur është pa përgjigje i fut një gërrvërr, dhe kujton se lahet me shqiptarët. Ai mund të bëjë të qeshë, por tashmë as Taulant Balla nuk i qesh më me ato batuta. Po i vjen fundi,’’ tha Basha.