Rrugëtimi i Tiranës në Evropë merr fund në Zvicër.
Bardheblutë e Emanuel Egbo, janë mposhtur ne “Play-Off”-in e Ligës së Europës nga Jang Bojsi me rezultatin 3-0.
Dominim i pastër i kampionëve të Zvicrës, të cilët nuk i kanë dhënë asnjë shans ekipit shqiptar, që ka qenë thuajse inekzistent në fushën e lojës.
Diferencat në fushën e lojës ishin të mëdha, teksa rastet e rrezikshme të bardhezinjve ishin me pikatore.
Tirana mbeti me 10 lojtarë në minutën e 66, ku Torasa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.