Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump-Bajden, debati më i keq presidencial i të gjitha kohërave

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Trump-Bajden, debati më i keq presidencial i të gjitha kohërave

Nga: Matthew Walther “The Week”

Të martën në mbrëmje populli amerikan, ose të paktën ata miliona qytetarë të pafat që nuk zgjodhën të shihnin ndeshjen e futbollit amerikan Yankees-Indiana, iu nënshtruan një orë e gjysmë ulërima të çmendura nga dy burra të moshuar dhe me një pamje të trishtë, që dukeshin sikur do të ishin më mirë diku tjetër, përveçse jo në atë panel në Ohajo.

Debati i parë presidencial i zgjedhjeve të këtij viti, ishte spektakli më i turpshëm i këtij lloji që ka parë ndonjëherë ky vend. Vlerësimi im shkon për Kris Uollasin, gazetarin e talentuar të “Fox News”, që ishte moderatori i debatit.

Në momentet më të nxehta të debatit, Uollas u thoshte dy kandidatëve se ndërsa pyetja tjetër do të ishte mbi problemet racore në vend, ata duhet të ndjeheshin të lirë të përgjigjeshin për çdo temë sipas pikëpamjeve të tyre. Dhe ata kështu bënë.

Unë ende nuk kam parë ende një transkript të debatit midis Xho Bajden dhe presidentit Trump. Dhe më duket se nuk ka gjasa që mund të prodhohet një i tillë. Por në shënimet që arrita ta mbaj nga ky debat, ka kryesisht fraza të tilla:

“Unë jam Partia Demokratike!”

“Nuk ka asgjë të zgjuar tek ty, Xho!”

“Mos e përdor kurrë atë fjalë me mua!”

“Ai duhet ta mbyllë gojën vetëm për një minutë!”

“A do ta mbyllësh gojën or burrë!?”

“Më lër të ta mbyll unë gojën Xho, me jep vetëm një sekondë kohë”

“Ai duket sikur flet nga 60 metra larg”

“Kjo është e shtirura më e madhe që keni parë ndonjëherë!”

“Ju jeni presidenti më i keq që Amerika ka pasur ndonjëherë!”

“Është e vështirë ta marrësh fjalën, kur ke përballë këtë kloun!”

“Bastard budalla!”

Por asnjë transkriptim nuk mund të justifikonte sadopak ato 96 minuta ulërima, fyerje, ndërprerjesh dhe mendimesh të lëna përgjysmë. Të ngjante sikur ishe dëshmitar i një debati mbi një rregull të çuditshëm procedural gjatë një loje me letra mes një grupi pleqsh në një azil.

Debati ishte i mbrapshtë, pa shije, pa zgjuarsi dhe (çuditërisht dhe mjerisht) aspak për të qeshur. Ky është momenti kur në rrethana të tjera unë do të ndihesha i detyruar nga ana kontraktuale t’u tregoja lexuesve se çfarë mendoj se duhet të mësojnë nga debati i të martës dhe çfarë rëndësie do ketë ai në garën presidenciale.

Unë mund të them me bindje se asnjë debat televiziv në historinë amerikane, nuk ka pasur më pak të ngjarë të ndryshojë zemrat, mendjet, apo edhe në përshtypjet gjysmë të formuara rreth dy kandidatëve nga ana e qytetarëve amerikanë.

Një koncept absurd sipas së cilës mbrëmja e së martës duhet harruar sa më parë, është se Xho Bajden ka më pak të ngjarë të gënjejë sesa kundërshtari i tij republikan. Ish-zëvendëspresidenti bëri jo vetëm deklarata të pavërteta në lidhje me krimin, ekonominë dhe pikëpamjet e kandidates së presidenti Trump për në Gjykatën e Lartë, Emi Baret.

Por ai mohoi prerazi faktin se djali i tij Hanter, ishte paguar me një pagë mujore 6-shifrore nga një kompani energjetike ukrainase.

Ndërkohë vetë Trump këmbënguli se kishte paguar më shumë miliona dollarë në formën e tatimeve mbi të ardhurat në vitet 2016-2017, sesa ka bërë gjatë shumë viteve të shkuara. A e mbajti njeri shënim rezultatin e debatit? A e vuri re njeri? A i interesonte ndokujt? Unë dyshoj.

Unë nuk jam një votues i pavendosur, në fakt nuk jam asnjë lloj votuesi. Por mund të them pa hezitim se ndryshova mendje të martën në mbrëmje. Ashtu si miliona amerikanë, sidomos gazetarë, unë i kisha pritur prej muajsh debatet presidenciale të këtij viti.

Por ajo që u shpalos në ekranin tim, më zhgënjeu shumë në raport me atë që supozoja të dëgjoja. Debati i të martës ishte një kujtesë e zymtë se nuk ka asgjë zbavitëse në rënien e ngadaltë por pothuajse me siguri të paepur të Shteteve të Bashkuara në një gerontokraci (sistem ku qeverisin të moshuarit), parimet themelore organizative të së cilës janë numrat që dalin diku në ekranin e kompjuterit, dhe argëtimi i pa mend.

E gjithë gjëja është aq e trishtueshme, po aq sa edhe e merituar për ne amerikanët. Unë do të preferoja të shihja me mirë ndonjë film horror, sesa debatin presidencial të së martës Trump-Bajden.

Burimi i lajmit: https://theweek.com/articles/940566/worst-presidential-debate-all-time

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: bajdenDebati i parë presidencialTrump

TË LIDHURA

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik
Bota

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

19:38 | 07/02/2026
Next Post
Vasili: Mazhorancës nuk i interesojnë listat e hapura, kërkojnë 30 qershor të dytë

Vasili: Mazhorancës nuk i interesojnë listat e hapura, kërkojnë 30 qershor të dytë

Basha-Ramës: Zbato planin tim me 5 pika, shqiptarët të ndihmohen sot, nesër do jetë vonë

Basha-Ramës: Zbato planin tim me 5 pika, shqiptarët të ndihmohen sot, nesër do jetë vonë

Kosovë/ Ulet bilanci i shifrave, 2 të vdekur dhe 43 raste të reja

Kosovë/ Ulet bilanci i shifrave, 2 të vdekur dhe 43 raste të reja







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

by mirseda
13:01 | 09/02/2026
0

Shkëlqim Hajdari ka marrë detyrën zyrtarisht si Prefekti i ri i Tiranës. Në fjalën e mbajtur ai...

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com