E martë, 23 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Vasili: Mazhorancës nuk i interesojnë listat e hapura, kërkojnë 30 qershor të dytë

Pas deklaratave të Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit, në përfundim të mbledhjes së rradhës së Këshillit Politik foli për mediat edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Sipas tij, mazhorancës nuk i intereson që shqiptarët të votojnë me lista të hapura.

Vasili u shpreh se mazhoranca kërkon një 30 qershor të dytë.

“Kemi qenë në diskutim e sipër dhe Gjiknuri e braktisi tavolinën e Këshillit në mënyrë të njëanshme duke i bërë shërbim strategjisë së këtij Këshilli. Gjiknuri e tha qartë se duke qenë se jemi mazhorancë miratojmë ligjin që na leverdis. Kjo shpjegon më së miri për këdo që këtu kemi të bëjmë me një qëndrim të njëanshëm të diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve.

I kemi kërkuar qartë dhe prerë përse ka frikë PS që t’i drejtohet OSBE-ODIHR, e rëndë që drejtuesja formale ndalon këshillin Politik për ‘t’iu drejtuar OSBE-së, u provua sot që nuk iu intereson që shqiptarët të votojnë atë që dua me lista të hapura dhe atë parti që dua, u kanë hequr shqiptarëve 2 mundësi, të votojnë kandidatin që duan dhe partinë. Nuk kërkojmë asgjë, vetëm standarte të larta zgjedhore, PS kërkon rregulla që të favorizojë vetëveten. 5 qershori prishi skenarin për të pasur një 30 qershor të dytë”, tha Vasili.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se negociatat me Kryedemokratin Lulzim Basha po vazhdojnë dhe sipas tij mes tyre do të ketë...

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

Në një qytet provincial të përgjumur, lindi një djalë me emrin Vladimir Uljanov. Kur të rritej ai do të luante një rol të madh...

Itali/ Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni shqiptar (Emri)

Një shqiptar i identifikuar si Dorian Resili, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ky i fundit ëstë kapur me drogë, e cila...

Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, pasi ajo kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të...

Nuk vuani aspak nga i ftohti gjatë dimrit? Ja çfarë e shkakton këtë gjë

Shumica prej nesh,detyrohemi të përjetojmë një periudhë me mot të ftohtë për të paktën një pjesë të vitit. Dhe një studim i ri ka...