pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobetholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetmeritbetmeritbetmeritbetmeritbetcasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Basha-Ramës: Zbato planin tim me 5 pika, shqiptarët të ndihmohen sot, nesër do jetë vonë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Për kryetarin e Partisë Demokratike , Lulzim Basha vendi po zhytet gjithnjë e më thellë në krizë ekonomike dhe shëndetësore.

Nga Durrësi, ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese për të prezantuar planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë, Basha u shpreh se 100 mijë shqiptarë humbën vendet e punës.

Sipas tij, qeveria nuk ka në plan të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që gjenden në vështirësi.

Basha i bën thirrje qeverisë që  të alokojë çdo fond që sot shkon për afera korruptive, tek qytetarët.

Kreu i PD thotë se hqiptarët kanë nevojë të ndihmohen sot, pasi nesër do të jetë vonë.

Postimi i Bashës në Facebook

Shqipëria po zhytet gjithnjë e më thellë në krizë ekonomike dhe shëndetësore.

100 mijë shqiptarë humbën vendet e punës, qytetarët sot nuk i marrin dot ushqimet as me listë, mijëra biznese nuk ia dalin të mbulojnë as shpenzimet, me qindra qytetarë të prekur nga COVID-19 e kanë të pamundur të sigurojnë medikamentet dhe aparaturat për t’u kuruar nga virusi, ndërsa përhapja e tij po rritet çdo ditë. Çdo vend i rajonit ka lëvruar paketën e katërt të ndihmës, ndërsa qeveria jonë vazhdon t’i ndajë paratë me oligarkët përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive.

Qeveria s’ka asnjë plan se si do t’i ndihmojë qytetarët sot që janë në vështirësi, të papunë e pa të ardhura, se si do t’i mbështesë bizneset që mos të vazhdojnë të largojnë të punësuarit, po t’i shtojnë ata. Sot në Durrës, një farmaciste më tha se ekzistojnë lista ilaçesh si listat e ushqimeve.

Çmimi i një aparati oksigjeni shkon 800 euro, ndërsa shpenzimet për paketën e plotë të ilaçeve të COVID-19, shkojnë deri në 600 mijë lekë të vjetra. Prandaj kemi propozuar  rimbursimin e plotë të medikamenteve që trajtojnë COVID-19.

Sot në Durrës, në takime me qytetarë dhe biznese, shpjegova planin 5 pikësh të rimëkëmbjes për 6 muajt e ardhshëm.

Sepse qytetarët, mjekët, biznesi, pensionistët, të papunët kanë nevojë urgjente për mbështetje, për ndihmë.

Prandaj duhet pa humbur më kohë, pa e thelluar dhe më shumë krizën të miratohet;

1) bonusi mujor prej 1000 euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier.

2) çeku prej 1000 euro për bizneset e vogla, për të zbutur barrën e kostove të shtuara gjatë 7 viteve të fundit.

3) pagesa mujore prej 16,000 lekësh të reja deri në prill 2021, për qytetarët që kanë humbur vendin e punës.

4) 20,000 lekë të reja në muaj për çdo sipërmarrës që rimerr në punë qytetarët, që humbën vendin e punës gjatë pandemisë.

5) 2,000 lekë të reja shtesë për çdo pensionist, për të indeksuar shpenzimet e shtuara për ilaçe.

Në 6 muajt e ardhshëm, bizneset dhe konsumi do të kenë nevojë për një përkrahje të fortë financiare. Qeveria të alokojë çdo fond që sot shkon për afera korruptive, tek qytetarët. Premtimet elektorale nuk i mbushin tavolinat e shqiptarëve, nuk hapin vende pune, nuk shpëtojnë biznesin nga falimentimi. Shqiptarët kanë nevojë të ndihmohen sot. Nesër do të jetë vonë!

Tags: 5 pikalulzim bashaPDplani i rimekembjes

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Kosovë/ Ulet bilanci i shifrave, 2 të vdekur dhe 43 raste të reja

Covid-19: Shifra të larta në Maqedoninë e Veriut

Tronditet Turqia me lëkundje tërmeti, ja sa ishte magnituda







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com