Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites, duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar.
Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.