Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Taksat e larta nuk i paguajnë të pasurit, por qytetarët

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Taksat e larta nuk i paguajnë të pasurit, por qytetarët

Nga: Ervis Iljazaj

Me të gjitha gjasat, e vetmja çështje përmbajtësore që do të diskutohet në  zgjedhjet e ardhshme, dhe do të përdoret fortë nga palët politike, është ajo e taksave. Të gjitha të tjerat do të jenë retorikë politike ashtu sikurse ndodh çdo zgjedhje.

Palët do të vijojnë akuzat për korrupsion dhe imoralitet, gjë e cila nuk përbën më lajm për opinionin publik shqiptar. E vetmja gjë reale dhe e prekshme do të jetë pikërisht ndasia për taksat midis mazhorancës dhe qeverisë, ku opozita propozon taksën e sheshtë 9%, ndërsa mazhoranca do të vazhdojë me idenë e taksës progresive, apo siç e quan ajo ndryshe: kush fiton më shumë do të paguajë më shumë.

Edhe java që lamë pas u mbyll me këtë debat. Kur kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi publikisht se taksa e sheshtë përbënte një angazhim për të dhe  jo thjesht një premtim, nuk munguan kritikat. Madje, kishte nga ata që e quajtën këtë një shkelje syri për oligarkët apo për të pasurit.

Por, të gjithë ata që mendojnë se taksa e sheshtë është në favor të oligarkëve apo të pasurve, ende nuk e kanë kuptuar se të pasurit apo sipërmarrjet e mëdha nuk paguajnë taksa, ato ja ngarkojnë të gjitha qytetarëve.

Nëse rritet tvsh, do të rritet çmimi i produkteve. Nëse rriten taksat e punës, do të ulen rrogat, nëse rritet taksa e ndërtimit rriten çmimet e shtëpisë, e kështu me radhë. Çdo rritje taksash është në kurriz të qytetarëve dhe jo të sipërmmarjeve apo të pasurve që i zotërojnë ato.

Prandaj zakonisht, kur flitet për barrën fiskale, kuptohet presioni fiskal që rëndon në të gjithë shoqërinë në tërësinë e saj. Është absurde të mendosh se taksat e ulëta janë në favor të oligarkisë, dhe taksat e larta dëmtojnë këtë kategori dhe ndihmojnë më të varfërit.

Në të vërtetë taksat e larta krijojnë monopole dhe olikargi, pasi rritet arbitrariteti i shtetit. Sa më shumë pushtet kanë politikanët, aq më shumë krijohen klientelizma. Ndërsa taksat e ulta për sipërmarrjen krijojnë mundësi dhe konkurrencë për të gjithë. Prandaj, gjuha populiste që përdoret me taksat, nuk është asgjë tjetër veçse një propagandë e pastër. Asnjë sipërmarrje në botë nuk sakrifikon nga fitimi i saj kur i rriten taksat. Çdo rritje taksash shkon në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Aq më tepër në një shtet si Shqipëria, ku administrata që do të menaxhojë këto para nuk ka besimin dhe aftësinë për ta kryer këtë funksion siç duhet, dhe rritjen e taksave ta kthejë në shërbime për qytetarët. Administrata shqiptare nuk është ajo e Danimarkës apo  Zvicrës. Prandaj, sa më pak para në duart e pushtetarëve në Shqipëri, aq më pak pushtet për ta, dhe aq më i vogël rreziku për të abuzuar me paratë tona.

Debati se kush i paguan taksat në Shqipëri, të pasurit apo të varfërit, sipërmarrja apo punëtorët, është një debat i shekullit të kaluar. Kjo është një gjuhë pothuajse prej lufte klasash.

Sot sipërmarrja dhe punëtorët nuk janë aspak në  dy krahë të kundërta, por janë në të njëjtën anë. Janë të njëjtën anë pasi kanë të njëjtat probleme. Problemet e një biznesi janë dhe problemet e punëtorëve që punojnë për të.

Prandaj, zgjidhja e problemeve të ekonomisë shqiptare duhet të dalë nga kjo retorikë populiste, dhe të fokusohet me të vërtetë te zhvillimi i saj. Sidomos në një moment të tillë, kur biznesi shqiptar gjendet në vështirësi të mëdha. Dhe kur sipërmmarja është keq, të gjithë shqiptarët janë keq.

Biznesi është e vetmja mundësi punësimi në një shoqëri demokratike. Çdo alternativë tjetër është vetëm një mashtrim për të rritur pushtetin e politikanëve, që për shumë arsye janë oligarkët e vërtetë në Shqipëri, këtu e 30 vite. /Gazeta Liberale

Tags: ervis iljazajshqiperitaksa

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
E kërcënonin se do i nxirrnin foto intime/ Prokuroria mbyll hetimet për rojen e shkollës dhe tre të rinjtë

E kërcënonin se do i nxirrnin foto intime/ Prokuroria mbyll hetimet për rojen e shkollës dhe tre të rinjtë

Asnjë përgjigje nga kompania! Naftëtarët e Ballshit futen në grevë urie

Asnjë përgjigje nga kompania! Naftëtarët e Ballshit futen në grevë urie

Keni temperaturë dhe kollë? Ja cila është simptoma që tregon se jeni infektuar me Covid-19

Keni temperaturë dhe kollë? Ja cila është simptoma që tregon se jeni infektuar me Covid-19







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com