Sikundër sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ri COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje.
Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Rikuperimi varet nga individi, ndërsa jo të gjitha pasojat e infektimit janë të njëjta për këdo.
Një studim i kërkuesve shkencorë të Hospital St. James dhe Trinity Translational Medicine Institute të Dublinit, thotë se lodhja fizike është simptoma më e qartë për të kuptuar nëse e keni kaluar sëmundjen.
Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e pacientëve që u vëzhguan (52,3%), janë shprehur se ndiheshin të lodhur gjatë gjithë kohës; 10 javë pas infektimit, periudhë ku supozohet që të ishin rikuperuar.
Kërkuesit irlandezë shtojnë gjithashtu se lodhja shfaqej në të dyja rastet: edhe kur kishte simptoma të lehta, edhe kur ato ishin të rënda. Ndaj Covid-19 nuk duhet të ngatërrohet me gripin apo viroza të stinës, pasi shumë prej shenjave janë të ngjashme me to.