Ministria e Mbrojtjes, ka dhënë informacion zyrtar lidhur me tërmetin që ka goditur vendin pak minuta pas mesnatës.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se tërmeti i fuqishëm që shkundi vendin gjatë natës, e kishte epiqendrën në veriperëndim të qytetit të Cërrikut.
Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria, tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, ishte me thellësi 20 kilometra.
“Miremengjes! Sipas informacioneve paraprake, me date 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar nje lekundje termeti me magnitude 4.5 balle me thellesi 20 km ne veriperendim te qytetit Cerrik.
Nga komunikimi me Policine e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile ne Prefekturen Elbasan, nuk raportohen deme apo probleme te ndryshme. Do jemi ne kontakt per info te metejshme”.