E premte, 26 Shkurt, 2021
19 C
Tirana

Merrte para për provime, pranga pedagogut në Korçë dhe sekserit

Pedagogu i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin ‘Fan Noli’, Alket Dino, është arrestuar pasi ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët.

Ai jepte mësim në degët filozofi, sociologji dhe administrim politikash sociale.

Në foto: Pedagogu Alket Dino
                                                   Në foto: Pedagogu Alket Dino

Ndërkohë, është arrestuar dhe një person tjetër, Xhevi Dervishi, i cili bënte rolin e sekserit mes pedagogut dhe studentëve.

Në foto: Sekseri Xehvi Dervishi
                                               Në foto: Sekseri Xehvi Dervishi

“Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë”, informon policia.

Pedagogu së bashku me sekserin sipas policisë janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar Ilir Metën

Ardian Dvorani është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një gjyqtar i shquar në betejën kundër korrupsionit, dhe ky fakt ka gëzuar shumë...

Kryemadhi: Marrim 100 mandate, kam frikë se PS nuk do të dalë as e treta

Monika Kryemadhi mendon se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një intervistë për A2, Kryemadhi...

Covid-19/ Bino: Situata është shqetësuese, ja kur do të vendosen masat e reja

Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se situata e Covid-19 është shumë shqetësuese dhe se duhet të zbatohen më përpikmëri masat...

Ministri turk i Mbrojtjes: Greqia nuk sillet si një fqinj i mirë

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar deklaroi se Greqia nuk po sillet si një fqinj i mirë dhe përsëriti pretendimet mbi provokimet e bërangacmimit...

Shefja e Policisë: Përkrahësit e ish-presidentit Trump duan të sulmojnë përsëri

Përkrahësit e ish-presidentit Donald Trump që ndërmorën sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar kanë lënë të kuptohet se duan të "hedhin në erë"...