Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Si të shpëtojmë nga vullneti politik

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Nga: Ervis Iljazaj

Kriza politike e stërgjatur shqiptare, ndër të tjera, tregoi një gjë shumë thelbësore. Faktoi që sistemi dhe forma e demokracisë që kemi aktualisht, është një sistem në krizë të plotë, dhe që duhet rindërtuar totalisht nga e para, madje më shumë se kaq. Ky është një sistem që prodhon kriza ciklike të vazhdueshme.

Kjo nuk është hera e parë që gjendemi në këtë situatë, por është një gjendje tashmë e zakonshme për politikën. Në këtë kuptim, sistemi politiko-kushtetues që kemi nuk është në gjendje të zgjidhë kriza të tilla sepse i mungojnë mekanizmat përkatës dhe të domosdoshëm.

Përshembull, në këtë moment nuk ekziston asnjë forcë institucionale apo politike jashtë vullnetit të Ramës dhe Bashës që mund të zgjidhë këtë krizë. Nëse faktorët politikë kanë vullnetin të zgjidhin ngërcin politik e arrijnë atë, nëse nuk kanë, vëndi vazhdon të futet në kriza të vazhdueshme.

Mirëpo, kjo nuk është një demokraci funksionale. Vazhdimësia dhe funksionimi i rendit kushtetues nuk duhet të varet nga vullneti politik i njerëzve të caktuar, por nga mekanizmat që ai ka në dispozicion në këto raste. Mekanizmat të cilat, rendit kushtetues shqiptar i mungojnë.

Edhe në vendet e tjera, qofshin ato vende me demokraci të zhvilluara, politika ka krizat dhe konfliktualitetin e saj, sepse vetë natyra e saj është konfliktuale. Por, krizat politike në këto vende nuk kanë pasojat që prodhohen në Shqipëri. Për arsyen se krizave politike në vendet demokratike i japin zgjidhje institucionet e pavarura. Ndërsa këtu të ne, kur politika është në krizë, dhe institucionet futen në krizë, shenjë e qartë e mosfunksionimit të tyre.

Për këtë arsye, ajo që na duhet është një formë tjetër qeverisëse dhe demokratike. E thënë ndryshe, i gjithë sistemi politiko-kushtetues shqiptar duhet të rikonceptohet nga e para. Gjë e cila bëhet vetëm nëpërmjet disa reformave të mëdha që janë të vetmet që mund të fusin në një normalitet demokracinë shqiptare.

Si përshembull, problemi më i madh që kemi në këto momente është kriza e përfaqësimit politik. Jo vetëm për arsyen se mungojnë disa deputetë në parlamentin e Shqipërisë, por për faktin se instrumenti i demokracisë direkte, siç është sistemi zgjedhor, ka defekte të mëdha dhe deformon raportin zgjedhës-qeveri-parlament. Ndoshta ende jemi duke vuajtur pasojat e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, të cilat u vërtetuan se janë në bazë të të gjitha krizave politike që kemi kaluar që nga ai moment.

Po ashtu, duke qenë se partitë politike janë në themel të  funksionimit të rendit kushtetues, ka nevojë urgjente për të reformuar funksionimin, organizimin dhe financimin e tyre. Kur është ndërtuar Kushtetuta e Shqipërisë, ka pasur parasysh një model partie të caktuar. Model i cili është trasformuar totalisht dhe ka bërë që i gjithë rendi kushtetues të bjerë. Model që ka përsonalizuar fort jetën politike dhe garën demokratike. Në këtë kuptim, modeli i partive që kemi aktualisht shkon kundër filozofisë origjinale të Kushtetutës tonë. Prandaj, edhe ato kërkojnë një reformë të thellë.

Këto janë vetëm dy reforma që duhen bërë në mënyrë urgjente, por nuk janë të vetmet. E rëndësishme është të kuptohet se kriza që po kalojmë në këto momente, është një krizë e cila ka ardhur si pasoje e këtij sistemi dhe kësaj forme demokracie, dhe që duhet rikonceptuar e gjitha nga e para me qëllimin ndërtimin e një shteti funksional, të paktën për parimet bazë të tij. Sic është aktualisht, natyra e demokracisë shqiptare mund të konsiderohet totalisht e dështuar, dhe nëse nuk e ndryshojmë do të vazhdojë edhe për shumë kohë me probleme të tilla. /Gazeta Liberale

Tags: ervis iljazajkriza politikeparlamentishqiperi

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Kryemadhi pret me padurim zgjedhjet: 25 prilli, dita kur shteti do i rikthehet qytetarëve

Kryemadhi pret me padurim zgjedhjet: 25 prilli, dita kur shteti do i rikthehet qytetarëve

Zbulohet e dashura e Robert Berishës, me origjinë nga Burreli (detajet)

"Robi plaket kur don vet" , Robert Berisha së shpejti në ekran si prezantues (VIDEO)

Si janë 24 orët e fundit të jetës së një të dënuari me vdekje në SHBA

Si janë 24 orët e fundit të jetës së një të dënuari me vdekje në SHBA







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Tensione në shtëpi/ Selina g*det Rogertin, banori në dhimbje
Showbizz

Tensione në shtëpi/ Selina g*det Rogertin, banori në dhimbje

by mirseda
11:00 | 18/02/2026
0

Situata mes Selin dhe Rogertit ka arritur një pikë kulmore gjatë orëve të natës, duke shënuar një...

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.

10:57 | 18/02/2026
Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

10:55 | 18/02/2026
Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve

Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve

10:42 | 18/02/2026
Tragjedi në Thumanë-Kashar/ Përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

Tragjedi në Thumanë-Kashar/ Përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

10:13 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com