Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Kriza uli përdorimin e overdrafteve dhe kredisë konsumatore

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kriza uli përdorimin e overdrafteve dhe kredisë konsumatore

Vlera e overdrafteve të tërhequra prej individëve në banka ka pësuar rënie, pasi ekonomia u prek nga kriza e Covid-19.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të korrikut vlera e paradhënieve bankare të përdorura nga individët ishte 7.32 miliardë lekë ose rreth 59 milionë euro. Vlera e overdrafteve ka rënë me 6% krahasuar me një vit më parë dhe me 8.9% që nga fundi i muajit mars.

Rënia më e fortë e vlerës së overdrafteve të shfrytëzuara nga individët ka ardhur gjatë muajit prill, që shënoi ndoshta edhe muajin me ndikimin më të fortë të pandemisë në shoqërinë dhe në ekonominë shqiptare.

Paradhënia bankare për individët është zakonisht një produkt i lidhur me llogaritë e pagamarrësve ose ato të kartave të kreditit, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore.

Rënia e overdrafteve pas muajit prill mund të interpretohet si pasojë e mbylljes së ekonomisë dhe uljes së shpenzimeve konsumatore. Pas kalimit të pagave të muajit prill, tërheqjet e reja nga overdraftet duket të kenë qenë ndjeshëm më të ulëta.

Një studim nga specialistë të Bankës së Shqipërisë arriti në konkluzionin se pasiguria e përcjellë nga kriza i shtyu shqiptarët të rrisnin kursimet. Kjo provohet jo vetëm nga rritja e depozitave bankare, por pjesërisht edhe nga ulja me rreth 700 milionë e shumës së tërhequr nga overdaftet gjatë muajit prill.

Kjo tendencë është konfirmuar edhe gjatë muajve në vazhdim, kur rritja e overdrafteve ka qenë mjaft e kufizuar. Nga prilli deri në korrik, vlera e përdorur e overdrafteve është rritur me vetëm 45 milionë lekë. Duke qenë se overdrafti është një instrument i lidhur me llogarinë e pagës, një ndikim në uljen e vlerës mund të ketë pasur edhe rritja e papunësisë ose politikat më konservatore të ndjekura nga bankat për overdraftet e maturuara.

Një tendencë e ngjashme vërehet edhe me kredinë konsumatore. Për periudhën mars-korrik, portofoli i kredisë konsumatore ka rënë gjithashtu me rreth 600 milionë lekë. Kjo është një rënie e konsiderueshme, po të kemi parasysh shtyrjen e pagesës së kësteve, që e ka ngadalësuar ndjeshëm amortizimin normal të portofolit. /Monitor

 

Tags: Banka e Shqipërisëkriza ekonomikeoverdrafteshqiperi

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Maliqi: Pranvera e ardhshme duhet të jetë stina e shqiptarëve, jo e krimit

Maliqi: Pranvera e ardhshme duhet të jetë stina e shqiptarëve, jo e krimit

Taksë zero për bizneset, Manjani-Ramës: Ku ishe deri tani? Nuk hahet kjo rrenë

Taksë zero për bizneset, Manjani-Ramës: Ku ishe deri tani? Nuk hahet kjo rrenë

“Beteja vazhdon”, Pipero zbulon skenarin që çon në mbylljen e shkollave

“Beteja vazhdon”, Pipero zbulon skenarin që çon në mbylljen e shkollave







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com