Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mamurras/ “Të fortët” bëjnë ligjin, gjunjëzojnë institucionet

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mamurras/ “Të fortët” bëjnë ligjin, gjunjëzojnë institucionet

Fiks Fare solli fakte të reja të mos ekzistencës së shtetit ligjor në Mamurras, ku të fortët sundojnë mbi ligjin dhe kërcënojnë nëpërmjet dhunës verbale dhe fizike individë të cilët punojnë dhe jetojnë me ndershmëri.

Rastit të Erald Ndojit, babait të tre fëmijëve i cili kërcënohet nga vëllezërit Gega për shkak të konkurencës, shërbimit të kabllorit, i bashkëngjitet edhe denoncimi i Marjan Pepës. Marjan Pepa, jeton në të njëjtën rrugë me vëllezërit Gega, në lagjen Dritas, Mamurras. Rreth dy vjet më parë ai mori një leje ndërtimi për shtëpinë e tij. Kur nisi punimet , kamionët dhe mjetet e tjera pengoheshin nga vëllezërit Gega, të cilët kanë bllokuar rrugën duke ndërtuar një mur rrethues përtej pronësisë së tyre, duke zaptuar kështu pronën publike.

Familja Pepa pas disa denoncimesh, arriti më në fund të vërtetonte se muri ishte ndërtuar pa leje, madje edhe shtëpia luksoze e Gjergj Gegës ishte pa leje ndërtimi. Por edhe pse është marrë një vendim për prishjen e murit rrethues IMT-ja Kurbin nuk vepron. E gjitha kjo situatë ku shteti nuk ka vepruar për të vënë në vend drejtësi, ka degjeneruar në dhunë. Marjan dhe Ndue Pepa janë dhunuar në oborrin e shtëpisë prej vëllezërve Gega. Kjo ngarje ka ndodhur rreth një muaj më parë. Të pranishme kanë qenë edhe forcat e policisë të cilët ishin thirrur aty për ndërtimin pa leje. Pas kësaj ngjarje për Gjegj Gegën është dhënë masa arrest shtëpie për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje.”

Karvani i denoncimeve në prokurori dhe polici ndaj vëllezërve Gega ka nisur dy vjet më parë. Edhe pse objekti mur rrethues dhe banesa ishin ndërtim pa leje policia dhe prokuoria nuk arriti ta verifikonte, por e pezullonte çështjen. Pas një viti e gjysmë, me këmbënguljen e familjes Pepa, prokuroria arriti të vërtetonte se muri ishte pa leje ndërtimi dhe se dosja e legalizimit për banesën, e paraqitur nga vëllezërit Gega i përkiste një tjetër qytetari me të njëtat gjeneralitete, por me banim në Laç.

Sipas Marjan Pepës pavarësisht se Gjergj Gega është dënuar për veprën penale të ndërtimit pa leje, ai vijon të kryejë punime sërisht pa leje në shtëpinë e tij. Denoncimet e herë pas herëshme të Marjan Pepës kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi prokuroria vazhdimisht ka vendosur mos fillimin e procedimit penal.

Më në fund IMT-ja Kurbin mori një vendim për prishje të murit rrethues. Madje i vendosi dhe një gjobë prej 5 milion lekësh të vjetra për ndërtim pa leje.

Por ky vendim, edhe pse i marrë rreth pesë muaj më parë akoma nuk ka gjetur zbatim.

Drejtori i IMT-së Jetmir Mzhika në vend që të zbatojë ligjin dhe vendimet që ka marrë vet, i kujton qytetarit që në këtë pozicion e ka vendosur ai veten. Madje aludon që konflikti me Ardian dhe Gjergj Gegën nuk ekziston.

Jetmir Mzhika, në zbatim të ligjit dhe vendimit që ka marrë për prishje te objektit Mur rrethues, duhet të vazhdoj me ekzekutimin pavarësisht se është hapur një proces gjyqësor.Në fund të vendimit për prishje citohet se Ankimi Administrativ dhe gjyqësor i këtij vendimi nuk pezullon ekzekutimin e tij. Kundërshtimi i juristes por edhe i drejtorit të IKMT-së për mos ekzekutim është i pajustifikueshëm ligjërisht. Për më tepër kur të dy janë të bindur që ndërtimi është pa leje dhe vënë në dyshim gjykatën duke aluduar se nuk e dinë se çfarë mund të ndodhë atje.”

Marjan Pepës, përveç bllokimit të punimeve të shtëpisë, duke qenë se i ka kaluar afati i lejes së ndërtimit do t’i vendoset gjobë. Gjobë që duhet ta paguaj ai, edhe pse bllokimi i punimeve ka ardhur si pasojë e neglizhencës së institucioneve shtetërore.

Por ndërkohë që Marjan Pepa vuan pasojat e moszbatimit të ligjit, dhunuesi i tij dhe i ligjit vazhdon të lëvizë i lirë. Për veprën penale të ndërtimit pa leje, Gjergj Gega në Mars të këtij viti është dënuar nga gjykata me 6 muaj burg që më pas u konvertua po nga gjykata me periudhë prove prej 12 muajsh. Me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Në muajin Qershor Gjergj Gega është përfshirë në një tjetër konfikt fizik me shtetasin Erald Ndoji, prokuroria vendosi që nuk ka vepër penale. Në muajin Korrik ky shtetas u konfliktua sërish fizikisht me Nude dhe Marjan Pepën, gjykata la në fuqi masën arrest shtëpie për veprën penale plagosje e lehtë me dashje. Gjatë kësaj kohe, kur ky individ ka qenë në arrest shtëpie ka vijuar me kanosjen e qytetarëve në konfikt dhe del i pa shqetësuar nga banesa. Të gjitha këto fakte të sjella me zë e figurë në Fiks Fare, ngrenë vetëm një pyetje “A ka shtet në Mamurras?”./tch

Tags: “Fiks Fare”gjunjëzojnëinstitucionetInvestigimMamurraste fortet

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Gjirokastër/ Zbulohen parcela gjigante me kanabis, të përfshirë edhe efektivë policie

Gjirokastër/ Zbulohen parcela gjigante me kanabis, të përfshirë edhe efektivë policie

Takimi Rama-Mitsotakis/ Italia mund të jetë palë e tretë në dialog

Takimi Rama-Mitsotakis/ Italia mund të jetë palë e tretë në dialog

Ngjarje e rëndë në Peqin/ 51-vjeçari vret me gurë bashkëfshatarin

Të shtëna me armë zjarri në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com