Nuk kanë të ndalur tensionet në uzinën e Ballshit. Policia ka hedhur spraj për shpërndarjen e naftëtarëve, pasi këta të fundit kanë çarë kordonin e efektivëve.
Mësohet se një nga protestuesit i ka rënë të fikët. Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë në orët e para të ditës, pasi pretendojnë që nuk janë paguar.
Situata është tensionuar, pasi ata kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e Uzinës së Ballshit, ku kërkojnë pagat e prapambetura.
Në kohën kur kanë tentuar të futen në Uzinë, policia ka ndërhyrë menjëherë, dhe i ka shpërndarë me spraj.