Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e Pogradecit, ku bëhet me dije se shtysë për denoncimin është bërë një bisedë mes vajzës së 46-vjeçarit dhe të abuzuarës. Ka rreth 1 vit që 46 vjeçari e ngacmonte vajzën, por gjithcka ka ndodhur ditën e Bajramit, kur B.B ka kryer marrëdhënie me të miturën. Ai në mënyrë të vazhdueshme ai e ka dhunuar dhe ka abuzuar me të.
Ai e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie deri në orën 4 të mëngjesit në ballkonin e shtëpisë së tij, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e nesërme.
Fjalët e tij pas kësaj ngjarje kanë qënë kërcënuese për vajzën duke i thënë se askush nuk do ta besonte edhe po ta denonconte në polici: “Kam një prej drejtuesve kryesor në polici timin dhe askush nuk do të pranojë ty një denoncim”.
Ka qënë vajza e 46 vjeçarit ajo që ka zbuluar mardhëniën e shoqes së saj me babain e cila ja ka bërë të ditur shoqes së saj në mënyrë që kjo e fundit të hiqte dorë prej tij.
-(Vajza e 46 vjecarit) Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim.
-(E abuzuara)Unë nuk mundëm, më ndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici
-(Vajza e 46 vjecarit) Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.
-(e abuzuara) Nuk mundem
Të dyja kanë dalë nga shtëpia dhe kanë marrë operativin e zonës për tu takuar. Vajza e abuzuar, ka bërë denoncimin në komisariat bashkë me nënën e vetë dhe një psikologe.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, terreni po përgatitej për ta trafikuar.