Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skandali/ E paguante si drejtor shkolle kur ishte në Londër, nën hetim drejtoresha e zyrës arsimore (VIDEO)

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skandali/ E paguante si drejtor shkolle kur ishte në Londër, nën hetim drejtoresha e zyrës arsimore (VIDEO)

Pas denoncimit në emisionin “Stop” të drejtoreshës së Zyrës Arsimore të Peshkopisë se kjo e fundit kishte shpërdoruar detyrën, policia ka njoftuar se ka vënë nën hetim Brikena Danin për “shpërdorim detyre”, ndërsa ka proceduar një 25 vjeçar me inicialet A.D.

Dyshohet se drejtuesja e komanduar e kësaj Drejtorie Arsimore, ka abuzuar me detyrën duke bërë emërime dhe duke paguar drejtues shkolle një 25-vjeçar, ndërkohë që ai ndodhej në Londër.

Shtetasi me inicialet A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019, dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë. Lidhur me këtë rast, materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Dibër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:

A. D., 25 vjeç, banues në Selishtë, Dibër, ish-drejtor në shkollën 9-vjeçare Selishtë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

B. D., 39 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, me detyrë drejtore në Zyrën Vendore Arsimore Peshkopi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Procedimi penal ndaj shtetasve të lartpërmendur ka filluar pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja B. D. ka paguar shtetasin A. D., gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera shtetasi A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Si u zbulua skandali?

Ngjarja u raportua një ditë më parë nga emisioni “Stop” në TV Klan. “Stop” pas një investigimi të bërë ka zbuluar disa problematika për emërimet që janë bërë në këtë zyrë arsimore, por dhe për drejtuesit e shkollave në këtë rreth.

Brikena Dani nga ana tjetër rezulton se është komanduar në krye të ZA Dibër, edhe pse nuk plotëson kriteret, pasi është diplomuar për gjuhë-letërsi me sistemin part-time. Edhe pse vijon detyrën në kundërshtim me ligjin, Dani ka lënë pa punë dhe 300 mësues, pasi u ka ndërprerë kontratat.

Për këtë problem, Selami Kaza, kreu i Sindikatës së Arsimit Dibër, thotë se mësuesve u është ndërprerë kontrata e punës pa të drejtë. Kaza është shprehur se do e ndjekë këtë çështje dhe do e dërgojë në gjykatë.

“Stop” ka zbuluar një tjetër problem në shkollën “Selim Aliu”, pasi ky institucion prej kohësh ka mbetur pa drejtor, sepse Brikena Dani ka marrë ish-drejtorin Mezin Shehu, si specialist në ZA. Problemet në Peshkopi nuk kanë fund pasi në shkollën e fshatit Selishtë, drejtori Avni Delishi është larguar për në Londër që në Mars 2020 dhe ZA-ja nuk e ka zëvendësuar, duke e paguar gjatë gjithë kohës.

Gazetarët e emisionit investigativ kanë shkuar në zyrën e Brikena Danit në lidhje me këtë problem, por ajo ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve. Dani ka premtuar se të gjitha shpjegimet e saj do i japë vetëm me shkrim dhe i ka mbyllur derën gazetarit, duke mos pranuar që të flasë.

Pjesë nga biseda

Gazetari: Është shumë e thjeshtë. E kupton?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: S’është e  thjeshtë.

Gazetari: Ju po e anashkaloni këtë problem.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Nuk e anashkaloj, absolutisht.

Gazetari: Si është paguar, kur ka qenë në Angli?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Jeni të mirëpritur në çdo kohë.

Gazetari: Po pra, ja erdha.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Për gjithçka, që keni.

Gazetari: Mund të na vesh në dispozicion financieren të paktën të na sqarojë?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Por neve do jemi të koordinuar, jo kshu..

Gazetari: Si të koordinuar?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Jo kshu…

Gazetari: Zonjë..!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Do na drejtoheni me një  kërkesë, do na drejtoheni me…

Gazetari: Me çfarë?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Lidhur me problematikën.

Gazetari: Po ja, unë po të them ai ka, që në mars, që jeton në Angli. Si është paguar? Kaq!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë dua, që gjithçka të shkojë mirë!

Gazetari: Ne duam një kopje të vendimit të shkarkimit të atij, që është bërë, që në korrik!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë dua, që gjithçka të shkonte…!

Gazetari: Po shumë mirë po shkon. Ne punën po bëjmë, ju po bëni punën.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Ju falenderoj!

Gazetari: S’mund të ikni kështu!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Uroj, që të jemi ditë tjetër të koordinuar!

Gazetari: Nejse, mospërgjigje…

Zyra Arsimore 2

Gazetari: Si jeni?

Financierja ZVA, Dibër: Mirë! Si jeni ju?

Gazetari: Mirë! Ne interesohemi në lidhje për dy problematika ktu, por njëra na duhet financa. Kemi të dhëna, që një drejtor i shkollës Selishtë, i shkollës 9-vjeçare, zoti Avdi Delishi, na figuron nëpërmjet sistemit TIM-s, që jeton në Angli, që në mars dhe unë kam listë-pagesat këtu, që është paguar si drejtor.Si ka mundësi, një drejtor, ose një person, që nuk është në një punë, të paguhet? Dhe si ka firmosur listë-prezencat e mësuesve të shkollës, që drejton? Sepse muaj për muaj, mesa di unë, bëhen listë-prezenca. Më kupton? Duhet firma e drejtorit!

Financierja ZVA, Dibër: Për këtë, për çdo problem, që mund të keni, jo vetëm për këtë, por dhe për probleme të tjera, që mund të keni, do na bëni një kërkesë!

Gazetari: Jo,s’mund ta anashkaloni zonjë me atë çfarë të dha instruksione drejtoresha, sepse ne kemi ardhë nga Tirana, jemi profil investigativ, nuk jemi njëë…,e dimë mënyrën e kërkesës, për të anashkaluar.

Financierja ZVA, Dibër: Kërkesën, që ne të përgatitemi!

Gazetari: Po jo, s’ka përgatitje, a është..?

Financierja ZVA, Dibër: Kërkesën me shkrim ma le aty, ose çoja atje!

Gazetari: Zonjë! Ajo është, ça të kërkoj. Unë i kam…

Financierja ZVA, Dibër: Mirë! Kërkoje dhe hajde mbas nja 10 minutash, të të kthej përgjigje!

Gazetari: Ok! Mirë!

Financierja ZVA, Dibër: Është larguar nga puna.

Gazetari: Po, në korrik.

Financierja ZVA, Dibër: Ka figuruar, sepse ka qenë, ka punuar online në Angli, në Gjermani, a në Angli, nuk e di, se ku ka qenë ky.

Gazetari: Ka punuar online?

Financierja ZVA, Dibër: Ka punuar online, si gjithë të tjerët.

Gazetari: Po si i ka firmos listë-pagesat?

Financierja ZVA, Dibër: Jo ,nuk i ka firmos listë-pagesat. Çdo gjë, që ka qenë e rregullt, ne financat nuk i kalojmë, jemi shumë të saktë dhe shumë të rregullt në veprimet, që ne bëjmë.

Gazetari: Nuk mund të paguhet dikush, që s’është! A më kupton?

Financierja ZVA, Dibër: Ka qenë online, online.

Gazetari: Zonjë! Nuk funksionon online.

Financierja ZVA, Dibër: Online dhe çdo gjë me porosi dhe…

Gazetari: Sidomos drejtues institucioni.

Financierja ZVA, Dibër: Çdo gjë me porosi dhe çdokush ka qenë.

Gazetari: Unë e di, pse funksionon kështu ëë…, hyn politika në mes, hyjnë dhe kushërinjtë…

Zyra Arsimore 3

Drejtori, Avni Delishi: Mirë! Si kalove ti?

Drejtori, Avni Delishi: Mirë! Si jeni juve?

Drejtori, Avni Delish: Ëëëë…besoj mund të merrni informacion, ka vende të tjera boll. Ok?

Drejtori, Avni Delishi: Ëëëë.., atëherë nuk kam pse, sepse unë i kam bërë gjërat, siç është për të bërë: dokumentacionet, lejen, çdo gjë. Kështu që, tani nuk jam në detyrë më si drejtor dhe nuk besoj se ka…

Drejtori, Avni Delishi: Po,po,po! Kam marrë leje edhe pastaj kam bërë dorëheqjen edhe kshu që jam okej me pjesët e mija.

Zyra Arsimore 4

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: Përshëndetje! Mirë! Si jeni juve? Duhet t’ia drejtoni këtë pyetje Drejtorisë Rajonale të Durrësit, se ata janë dhe drejtoria, që emëron drejtorët!

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: Po unë tani po e dëgjoj këtë, që po më thoni ju, këtë shqetësim. Të lutem bëni kërkesë te Drejtoria Rajonale Durrës!

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: O zotëri! Të lutem tani! Unë po ju drejtoj si.., që rrugën që ju të merrni një përgjigje korrekte dhe transparente. Duhet t’i drejtoheni Drejtorisë Rajonale të Durrësit! Unë po e mbaj shënim si rast edhe mund të vini këtu, të merrni informacion një ditë, kur ta keni të mundur!

Gazetari: Dhe diçka tjetër zonja Dani! Juve jeni me vendim këtu si drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Peshkopi?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Një ditë tjetër do jepen të gjitha përgjigjet, për të gjitha meraqet, që ju keni!

Gazetari: Po kur? Ditën na e thuaj të paktën, që ta dimë!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Ditën, kur juve të jeni të interesuar!

Gazetari: Ne jemi nesër!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Nesër unë nuk jam, e thashë, që unë po lëviz. Nesër jam në një takim në Tiranë. Do na drejtoheni me një kërkesë, me një shkresë dhe do zgjidhet gjithçka!

Gazetari: Po s’mund të funksionojë kështu hallkat e shtetit, me një kërkesë, duke anashkaluar problematikën! Më kupton? Sepse nuk jemi sot në këtë  profesion dhe e kuptojmë fare mirë logjikën e shkresës ose asaj gjësë zyrtare është shumë e thjeshtë.

 

 

 

Tags: Brikena Daniemisioni STOPpolicia

TË LIDHURA

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi
Aktualitet

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

22:37 | 07/08/2025
Protesta kundër Gjykatës Speciale, Rama “kritikon” Kuvendin e Kosovës: Pse nuk ka ngritur zërin?!
Aktualitet

Protesta kundër Gjykatës Speciale, Rama “kritikon” Kuvendin e Kosovës: Pse nuk ka ngritur zërin?!

21:53 | 07/08/2025
Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…
Aktualitet

Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…

21:41 | 07/08/2025
Next Post
Pse do protestojë Meta në 2 mars? Presidenti zbardh skenarin

Ora News trazon ujërat/ Meta do japë dorëheqjen nga posti i presidentit, synon Kryeministrinë. Reagon Braçe

“Meta jep dorëheqjen në 26 prill”, Kreshnik Spahiu nxjerr emrin e politikanit që do të marrë postin e presidentit

“Meta jep dorëheqjen në 26 prill”, Kreshnik Spahiu nxjerr emrin e politikanit që do të marrë postin e presidentit

“Meta kryeministër, Berisha president”, sa fat paska pasur ky Edi Rama

“Meta kryeministër, Berisha president”, sa fat paska pasur ky Edi Rama

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Analiza e CNN: Pesë skenarë për fundin e luftës në Ukrainë – Pse Trump dhe Putin vendosën të takohen
Analizë

Analiza e CNN: Pesë skenarë për fundin e luftës në Ukrainë – Pse Trump dhe Putin vendosën të takohen

by mirseda
09:04 | 08/08/2025
0

Bota po pret me padurim takimin e ardhshëm Donald Trump-Vladimir Putin, me CNN që përpiqet të përshkruajë...

Wall Street Journal: Bisedat telefonike Putin-Trump u zhvilluan në një atmosferë miqësore

Wall Street Journal: Bisedat telefonike Putin-Trump u zhvilluan në një atmosferë miqësore

08:56 | 08/08/2025
Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

22:48 | 07/08/2025
Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

22:41 | 07/08/2025
Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

22:39 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com