Një femër është kthyer në një ‘mollë sherri’ për disa meshkuj, të cilët edhe janë lënduar. Një rast i tillë ka ndodhur në Berat, ku një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr masiv brenda ambienteve të një lokali.
Ata pasi kishin konsumuar pije alkoolike, janë konfliktuar me fjalë për një femër, dhe më pas janë përleshur me njëri-tjetrin në Pedonalen e qytetit. Sipas dëshmive, një nga djemtë ka tërhequr zvarrë një tjetër, duke e kapur nga varësja që mbante në qafë, duke i shkaktuar atij prerje të shumta në fyt.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H.,17 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Berat, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka dëmtuar me varësen që mbante në qafë, shtetasin S. D., 17 vjeç, banues në lagjen ”Barrikadë”, Berat, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.