Për shkak të plotësimit të kuotës ditore të kalimit të emigrantëve, pala greke në pikën kufitare Kapshticë ka mbyllur punën. Policia kufitare ka bërë me dije se sot në mesditë është plotësuar kuota, dhe apelon që qytetarët e tjerë që kanë planifikuar të udhëtojnë për sot drejt Greqisë nga Kapshtica, mos vijnë pasi është pezulluar puna.
“Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.