Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Sikur Kosovën ta njihte Izraeli

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Opinioni publik në kohë epidemish

Nga Artan Fuga

Në nënshkrimin e marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës, anës tavolinës së Presidentit Trump në Uashington, në tekst nuk kishte sigurisht një artikull që ta sanksiononte se Kosova do të kishte edhe njohjen nga Izraeli. Sigurisht, nuk mund ta kishte se çfarë hyn Izraeli në sherret mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, mjaft ka të vetat atje ku është!

Por, njoftimi nga ana e Presidentit amerikan se Izraeli do ta bëjë këtë njohje për Kosovën, kishte një rëndësi të madhe me kuptimet dhe nënkuptimet e veta që diplomacia kosovare dhe mbase edhe ajo e Shqipërisë besoj duhet ta dijë t’i lexojë siç duhet. Realisht dhe jo sipas parimit të ëndërrimit. Semantikisht, shumë interesante që një anoncim jashtëtekstual integrohet komunikativisht në një nënshkrim teksti. Teksti dhe jashtëteksti plotësojnë njeri-tjetrin. Nuk thonë kot që asnjë tekst nuk kuptohet nëse nuk njihet konteksti. Ky bashkërendim i tekstit me jashtëtekstin është shumë i rëndësishëm. Ai tregon që çështja e Kosovës është globale dhe futet në të gjithë rrjetën e marrëdhënieve diplomatike dhe gjeopolitike globale. Premtimi i njohjes së Kosovës nuk u bë nga Izraeli vetë, por nga Shtetet e Bashkuara, që dhanë lajmin e mirë për shtetin e Kosovës. Ishte si një lloj guri peshoreje që vihet në balancë për të baraspeshuar më mirë dy anët. Kjo, ndoshta ka kuptimin që pranohet se ana kosovare në tekst mund të kishte më shumë sesa është e shkruar. Kjo, sepse as u ça territorialisht, por as u njoh nga Serbia aty. Dhe po qe se nuk merret premtimi i njohjes, aty vështirë se do ta marrë gjetiu së shpejti. Por, çfarë nuk bën vaki!

Një lloj disbalance në tekst u ekuilibrua me një premtim jashtë tekstit që Shtetet e Bashkuara si vlerë e “huazuan” nga Izraeli.

I keni parë ata tregtarët zemërmirë kur u blen pjeshkë a fiq? Kur shohin se ju jeni një klient i mirë dhe keni blerë shumë fruta, pra, marrëdhënia është e bollshme, jashtë peshores, të hedhin edhe nja dy a tri kokrra të mira pjeshke a fiqsh në trastë dhe ti je i gëzuar!!!

Tani të presim që Izraeli ta njohë zyrtarisht Kosovën me të gjitha procedurat e veta, sepse atëherë sigurohemi përfundimisht. Dhe pastaj ta forcojë dhe ta bëjë të qëndrueshme këtë njohje jo si ato shtete që pasi e njohën Kosovën, pastaj e tërhoqën këtë njohje. Nuk është sigurisht rasti, por në gjeopolitikë gjithçka mendohet.

Dhe pasi iu premtua Kosovës, edhe Izraeli duket sikur mori edhe ai shpërblimin e vet sepse Serbisë, anash tavolinës, në anën e djathtë të saj, u tha se ambasada e saj zhvendosej në Jerusalem!!! Ta shohim! Bëri teatër qeveritari serb kur u duk sikur u habit për këtë anoncim apo u habit vërtet?!

Pse njohja nga ana e Izraelit, nëse bëhet, ka kuptim global, pra, u bë aty si anoncim?

Sepse për Kosovën është shumë më tepër sesa njohja nga ana e çdo shteti tjetër. A do të dijë ta kuptojë dhe përfitojë ajo, kjo është pastaj çështje tjetër!

E para, sepse përtej retorikës që e konsideroi Kosovën si shtet mysliman a diçka e tillë, me njohjen nga Izraeli konfirmohet pastaj se është e kundërta, konfirmohet e kundërta e propagandës antikosovare që pretendon në opinionin masiv, se Kosova është shtet me prirje islamike. Është një argument i fortë në opinionin publik perëndimor, që, në fakt, nuk mendon gjatë, por i bie shkurt, dhe jo rrallë i ha rrenat për fiq a pjeshkë.

E dyta, sepse Izraeli është jo vetëm shtet, por edhe vend i një kombi me lidhje të çelikta të anëtarëve të tij kudo që ata ndodhen. Komunitetet e fuqishme hebre, në çdo vend të ndodhen, veçanërisht në Perëndim dihet se janë shumë sensibël ndaj politikës që ndjek vendi i tyre i adhurimit dhe “Jerusalemi Qiellor”.

E treta, sepse komuniteti hebre në të gjitha vendet e fuqishme të botës, kryesisht, ka ndikim të fuqishëm në media, shkencë, banka, financë etj. Njohja nga Izraeli e Kosovës i hap pika komunikimi me këto universe të pasurisë dhe vendimmarrjes.

E katërta, Kosova, sigurisht që tradicionalisht ka marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, si edhe me vendet arabe. Në këtë mënyrë, me njohjen edhe nga Izraeli, Kosova do të paraqitet në imazh dhe në politikën reale si një vend e shtet normal në arenën politike botërore përtej ndarjeve myslimanë versus hebrenj, që nuk është një fushë tensionesh që të ketë arsye ta prekte atë. Dora diplomatike e Kosovës është më e çliruar sesa më parë!

Ja, këto mendoj, të dashur vëllezër kosovarë!

Të lexojmë tekstin dhe jashtëtekstin. Shtetet e sotme të Ballkanit nuk janë thjesht shtete kombëtare, por shtete kombëtare brenda një fushe influencash strukturuese aleancash ndërkombëtare. Kur Gjermania, Franca, Italia etj. e ushtrojnë sovranitetin e tyre duke u vetëkufizuar me mjeshtëri të fituar në qindra vite brenda Bashkimit Europian, mjeshtëria e shteteve ballkanike është të ushtrojnë politikën brenda dhe jashtë vendit me një sovranitet të vetëpërmbajtur, pra, të fuqishëm dhe efektiv.

Tags: artan fugaIzraeliKosovësnjohja

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Akuzoi komunitetin LGBT për përhapjen e virusit, infektohet kreu i kishës Ortodokse

Akuzoi komunitetin LGBT për përhapjen e virusit, infektohet kreu i kishës Ortodokse

Helmimi i Navalny/ Kombet e Bashkuara kërkojnë hetim të pavarur nga Rusia

Helmimi i Navalny/ Kombet e Bashkuara kërkojnë hetim të pavarur nga Rusia

Nga rezidentët në BE te qytetarët me dokumente të veçanta, ja kush mund të udhëtojë me avion

Nga rezidentët në BE te qytetarët me dokumente të veçanta, ja kush mund të udhëtojë me avion

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër
Aktualitet

Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër

by mirseda
16:06 | 14/07/2025
0

Një konflikt me armë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Dobraçit, në Shkodër. Gazetari Bepin...

Zyrtare/ Tirana zgjidh çështjen e pankinës, firmos trajneri

Zyrtare/ Tirana zgjidh çështjen e pankinës, firmos trajneri

15:42 | 14/07/2025
Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 40-vjeçari në Kakavijë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 40-vjeçari në Kakavijë

15:16 | 14/07/2025
Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, vjedhin para, bizhuteri dhe ushqime

Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, vjedhin para, bizhuteri dhe ushqime

14:47 | 14/07/2025
I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari

I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari

14:32 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com