E martë, 23 Shkurt, 2021
2 C
Tirana

Helmimi i Navalny/ Kombet e Bashkuara kërkojnë hetim të pavarur nga Rusia

Zyrtarja e lartë për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, i ka bërë thirrje Rusisë që që të bashkëpunojë në një hetim të plotë dhe transparent, lidhur me çështjen e helmimit të udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Bachelet theksoi nevojën për të hetuar deri në fund këtë rast, pasi ekspertët gjermanë thanë se ata kishin “provë të qartë” se agjenti nervor i kategorisë ushtarake Noviçok ishte përdorur për të helmuar Navalny.

“Është detyrë e autoriteteve ruse të hetojnë plotësisht se kush ishte përgjegjës për këtë krim shumë të rëndë që u krye në tokën ruse”, tha ajo.

Alexei Navalny, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit, Vladimir Putin, u sëmur gjatë një fluturimi muajin e kaluar dhe u trajtua në një spital në Siberi para se të evakuohej në Berlin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se negociatat me Kryedemokratin Lulzim Basha po vazhdojnë dhe sipas tij mes tyre do të ketë...

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

Në një qytet provincial të përgjumur, lindi një djalë me emrin Vladimir Uljanov. Kur të rritej ai do të luante një rol të madh...

Itali/ Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni shqiptar (Emri)

Një shqiptar i identifikuar si Dorian Resili, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ky i fundit ëstë kapur me drogë, e cila...

Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, pasi ajo kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të...

Nuk vuani aspak nga i ftohti gjatë dimrit? Ja çfarë e shkakton këtë gjë

Shumica prej nesh,detyrohemi të përjetojmë një periudhë me mot të ftohtë për të paktën një pjesë të vitit. Dhe një studim i ri ka...