Në qytetin e Elbasanit janë konfrimuar ditën e sotme 9 raste të reja me koronavirus. Ndër të infektuarit janë dy mësues në gjimnazin “Mahir Domi”, një punonjëse e urbanistikës në bashkinë e qytetit dhe një shofer, i cili transportonte qytetarë nga Elbasani në drejtim të plazhit të Spillesë.
Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 175.