Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Si po ndryshon tregu i fluturimeve nga pandemia

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në 6 muajt e parë të vitit nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit fluturuan gjithsej rreth 553 mijë pasagjerë, sipas të dhënave të Tirana International Airport (TIA), të përpunuara nga Monitor.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, trafiku i pasagjerëve ka rënë me 61%. Tkurrja erdhi që nga mesi i marsit, kur situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia detyroi mbylljen e të gjitha fluturimeve tregtare në prill dhe maj.

Në mars, trafiku në Rinas ra me 64%, në vetëm 76 mijë, nga 212 mijë pasagjerë në mars 2019. Në prill dhe në maj, nuk kishte asnjë fluturim tregtar, por vetëm përkatësisht 3,983 dhe 6,972 riatdhesime. Në qershor rifilluan fluturimet tregtare, me gjithsej rreth 28 mijë pasagjerë, me një tkurrje prej 91% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Rreth 40% e pasagjerëve kishin destinacion Italinë, në ulje nga kohët normale, kur trafiku drejt shtetit fqinj zinte gjysmën e totalit. Në qershor filluan dhe charterat turistikë me Bjellorusinë, ku fluturuan gjithsej (vajtje-ardhje) rreth 2300 pasagjerë.

Ndryshim ka shënuar dhe ndarja e tregut sipas kompanive ajrore. Më shumë sesa me pandeminë, këto ndryshime lidhen me mbylljen e Fly Ernest në janar të këtij viti (që zinte 17% të tregut të fluturimeve në fund të 2019-s), fillimin e operimeve të Air Albania dhe hyrjen agresive të operatorit me kosto të ulët, Wizz Air.

Sipas të dhënave nga TIA, kompania më e madhe në 6-mujorin e këtij viti vijoi të mbetetj Blue Panorama, me 21% të tregut, e pandryshuar në raport me një vit më parë. (Bëhet fjalë për peshën e tregut, ndërsa numri i pasagjerëve ka qenë në rënie të fortë për të gjitha kompanitë).

Në vend të dytë është ngjitur me shpejtësi Air Albania, kompania me një pjesë të pronësisë shtetërore, që hyri në treg në mes të vitit të kaluar. Në fund të 6 mujorit, Air Albania zinte 14% të tregut sipas numrit të pasagjerëve. Air Albania nisi fillimisht fluturimet drejt Stambollit, për t’u zgjeruar më pas drejt destinacioneve Italiane, Londrës e Frankfurtit. Air Albania ishte aktive dhe në fluturimet e riatdhesimit në prill e maj.

Albawings është në vend të tretë, me një rritje të peshës së tregut, nga 10 në fund të vitit në 14% për 6-mujorin e parë.

Në vend të katërt ka kaluar Wizz Air, operatori ajror hungarez me kosto të ulët, i cili ishte mjaft agresiv pas fillimit të fluturimeve pas bllokimit, duke u zgjeruar në 25 destinacione dhe duke hapur dhe  bazën në Shqipëri në korrik.

AlItalia kishte një pjesë tregu prej 7% të pandryshuar me fundin e 2019-s. Kompanitë e tjera kanë një peshë tregu 5% apo më pak.

Nga qershori, charterat fillonin e zinin 5% të tregut, deri në 10% në gusht, për shkak të fluturimeve turistike, gjeografia e të cilave u zgjerua ndjeshëm në 2019-n. Por këtë vit, numri i tyre mbetet i kufizuar vetëm te polakët, bjellorusët dhe ukrainasit, për shkak të pandemisë. Në qershor charterat zinin 1% të tregut (vetëm nga Bjellorusia), nga 5% në qershor 2019, kur nisën fluturimet nga Stokholmi, Tel Avivi, Helsinki, disa qytete Polake, Kopenhageni, Kievi, Riga etj./Monitor

Tags: fluturimetndryshonpandemiatregu

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

“Ushtarët e vdekur janë idiotë”/ Deklarata e Trump shkakton polemika në SHBA, Melania i del në mbrojtje

Humbi jetën nga koronavirusi, mjekët shkodranë mesazh prekës për kirurgen e njohur

Eksperti amerikan për Ballkanin: Grenell hoqi dorë nga njohja e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com