Presidenti Meta zhvilloi një takim me kreun demokrat Lulzim Basha, për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të ardhshme.
Kryedemokrati Lulzim Basha, pas takimit me presidentin Meta tha se shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot. Në një prononcim për mediat, kreu i PD-së u shpreh se populli shqiptar është i lodhur nga propaganda, e ndërsa shumica kërkojnë zgjedhje.
“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot. Ata duan zgjidhje, sepse janë të lodhur nga propaganda. Pra shumica absolute kërkojnë zgjedhje sot. Për ne, rëndësi ka procesi i lirë dhe i ndërshëm. Ta mbyll me shprehjen e Nënë Terezës meqë nesër ka shenjtërimin. E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, ndaj të fillojmë të punojmë për të sotmen”.
Më herët, kryeministri Rama ka qenë dakord për çdo datë brenda periudhës 15 prill-15 maj për mbajtjen e zgjedhjeve, përveç 2 majit pasi është edhe festa e Pashkëve.