Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zgjedhjet /Diaspora shqiptare letër Metës, Ramës dhe ndërkombëtarëve

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet /Diaspora shqiptare letër Metës, Ramës dhe ndërkombëtarëve

Diaspora shqiptare i është drejtuar me një letër publike krerëve të politikës shqiptare dhe ambasadorëve kryesorë në vend, duke iu kërkuar që të jetë pjesë e procesit zgjedhor në vitin 2021, si dhe të ketë të drejtë vote.

Në letrën në fjalë thuhet se mundësia e këtij votimi, ka qenë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale. E po kështu politika shqiptare ka pasur kohë të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021.

Diaspora shqiptare shkruan më tej se mos mbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre.

LETRA E PLOTE:

KËRKESË

Lënda: Mundësimi i votimit nga vendet ku jetojnë të shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë Shqiperisë, për zgjedhjet e vitit 2021.

Drejtuar:
– Kryetarit të KQZ-së, Z. Klement ZGURI
– Kryetarit të Kuvendit të Shqipërise, Z. GRAMOZ RUÇI
– Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Njëkohësisht Kryeministër i Republikës së
Shqipërisë, Z. Edi Rama
– Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Lulzim Basha
– Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi

Për dijeni të:
– Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ilir Meta
– Ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko
– Avokatit të Popullit Zj. Erinda BALLANCA
– Amabasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqiperi, SH.T.Znj. Yuri KIM U.S. Embassy-Tirana
– Ambasadorit të BE në Shqipëri, SH.T.Z. Luigi SORECA
– Perfaqësisë së OSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe në Shqipëri, Z. Laurentiu Stings dhe Z. Bernd Borchardt

Të nderuar,

në vijim të shkresave të mëparshme të adresuara ndaj jush më 24.05.2020 dhe 16.06.2020, ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, ju drejtohet përsëri me kërkesën për përditësim rreth çështjes
së realizimit të votës së Shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë.
Ne kemi ndjekur me interes të lartë prononcimet publike, qëndrimet e partive kryesore në vend zhvilluar në këtë kontekst takime me Presidentin e Republikës dhe Minisitrin e Shtetit për
Diasporën, si të vetmet insitucione shtetërore, të cilat kanë reaguar ndaj shkresave tona.

Me keqardhje konstatojmë se çështja delikate e modaliteteve të votimit të më shumë se 1.6 milionëve shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nuk u perfshi në kodin elektoral por iu kalua Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ). Për më tepër, mungesa e veprimeve konkrete gjate muajit Gusht 2020 na krijon shqetësimin që kjo e drejtë kushtetuese mund të mos mundësohet për Votimet e Vitit 2021.

Lidhur me sa më lart, duam t’ju bëjmë me dije se Diaspora nuk do të pranojë asnjë alibi përsa i përket kohës në dispozicion për hartimin dhe aprovimin e modaliteteve të votimit të Diasporës. –

– Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qenë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale dhe politika shqiptare ka pasur një kohë mëse të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, vetëm se do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre për mundësimin e kësaj vote të rëndësishme dhe të pakompromentueshme nga asnjera palë. Duke qenë se KQZ do të ketë një strukturë të re dhe kjo do të kërkojë kohën e vet, ne kerkojmë që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të axhendës së këtij organizmi, që nga momenti i krijimit. –

Për ne si Diasporë, vota e Emigrantëve dhe siguria e saj, mbetet prioriteti numër një e në këtë kuadër, vetëofrojmë ekspertizën tonë për konsultim si grup interesi i prekur drejtëpërdrejtë nga ky proces.

Përveç mundësimit të menjëhershëm të Votës, ne kërkojmë gjithashtu:
1. Përfaqesimin direkt të Diasporës në Parlamentin e ardhshëm
2. Përfshirjen e Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë‘ në procesin konsultativ të KQZ-së me grupet e interesit
3. Të jemi pjesë monitoruese e procesit të regjistrimit, të votimit dhe numërimit të votës

Duke ju uruar punë të mbarë, mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë

#diasporaleviz

Tags: MetanderkombetaretramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër
Politikë

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara
Aktualitet

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025
Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:03 | 26/12/2025
Next Post
Ngjarje e rëndë në Tiranë/ E vret në oborrin e banesës, arrestohet ish-ushtaraku 

Detajet/ Arrestohet 68-vjeçari në Kukës, policia i prish planin

“Nëse Greqia vijon me ujërat territoriale, duhet të kërkojmë Çamërinë”/Idrizi zbulon çfarë i kërkoi Metës

“Nëse Greqia vijon me ujërat territoriale, duhet të kërkojmë Çamërinë”/Idrizi zbulon çfarë i kërkoi Metës

“Plumbi jo gjithmonë del me plumb”, Manjani bën “për një lek” opozitën

"Plumbi jo gjithmonë del me plumb", Manjani bën “për një lek” opozitën







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.
Bota

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

by mirseda
22:44 | 26/12/2025
0

Mijëra fluturime u vonuan ose u anuluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara sot (26 dhjetor), mes...

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

22:25 | 26/12/2025
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

22:14 | 26/12/2025
Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

21:34 | 26/12/2025
Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com