Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të socialistëve, që janë të akuzuar për skandale dhe për drogë.
Në videon në fjalë dëgjohet kreu i qeverisë Edi Rama, të thotë se Operacioni Forca e Ligjit ka tronditur në palcë krimin e organizuar, ndërsa pasohet nga kryebashkiakët socialistë të shkarkuar.
Bashkëngjitur një vidoeje të postuar në Facebook, Berisha ka shkruar: “Ja pse Shqiperia nuk hap negociatat, kurse Maqedonia Veriut i hap ato! Sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1691325847694982
Një ditë më parë, Rama zgjodhi të flasë pas përfundimit të mbledhjes me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa përveçse ka bërë një autokritikë, ka shigjetuar sërish deputetët.
Ai u ka thënë deputetëve se shqiptarët presin shumë nga PS-ja. Rama theksoi se gjithsecili duhet t’i kërkojë llogari vetes, pasi nëse do të jenë pasivë, kandidimi i tyre do të jetë në pikëpyetje.