Gazetarja e njohur spanjolle, Veronica Brunati, ka zbuluar prapaskenat interesante të takimit të Messi-t me Pep Guardiolën.
Sipas saj, trajneri i Manchester City e ka këshilluar lojtarin argjentinas që të mos largohet nga Barcelona.
Messi dëshiron që të transferohet te Manchester City dhe për këtë ka biseduar disa herë me trajnerin Pep Guardiola.
Por, klubi anglez e konsideron mundësinë e nënshkrimit të Messi-t vetëm nëse del si futbollist i lirë.
Anglezët nuk mund të përballojnë argjentinasin nëse ky i fundit nuk mund të lirohet, pasi ka kosto shumë të larta sipas asaj që shkruan Brunati.
#Messi y #PepGuardiola hablaron varias veces. El entrenador le aconsejó quedarse en FCBarcelona. #ManchesterCity fue claro con que el padre: solo se planteaban fichar a Messi libre, cuando acabe la temporada. Y si lograba salir ahora, no podría afrontar su ficha y traspaso.
— Veronica Brunati (@verobrunati) September 1, 2020