Një 57-vjecar është gjetur i pajetë sot në makinën e tij në Gjirokastër.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet G.S., u gjet i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë në aksin rrugor rural Polican-Suhë. Dyshohet se viktima është goditur me sende të forta.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.