Pjesa e parë e ditës së sotme paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme do jenë në zonat veri-veriperëndimore. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime e vranësira të herë pas-hershme në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 38°C.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet ndjeshëm pasdite duke arritur shpejtësi deri 65 km/h nga drejtimi Jugor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.