Vetëm dy vjet pas rënies nga kategoria, Vllaznia përballet sërish me rrezikun e largimit nga elita e futbollit shqiptar.
Kuqeblutë e mbyllën sezonin në vendin e tetë në renditje dhe do të luajnë në “play out” me Besëlidhjen.
Ekipi nga Lezha fitoi duelin e vendeve të dyta me Pogradecin dhe do të synojë të bëjë një tjetër surprizë, pas asaj në Kupë, ku eliminoi Partizanin, shkruan “A2”.
Megjithatë, tek Vllaznia besojnë se do t’ia dalin të shpëtojnë sezonin në finalen e kësaj të diele në “Loro Boriçi”.