Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Do e digjte Berisha

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Minxhozi: Kurba do shihet 10 ditë pas ‘ciklit të hapjes’

Nga: Skënder Minxhozi

Nuk është surprizë që mendojnë djegiet dhe armët. I kanë të dyja me bollëk në vatrat e fjetura të trurit. Dhe kur puna është për të arshivuar humbjen politike të radhës, instiktet çojnë natyrshëm tek zjarri dhe armët. Njërit prej kryeopozitarëve i ka shpëtuar sot një e vërtetë frojdiane. “Berisha do e kishte djegur Kuvendin sot, nëse do ishte në krye të opozitës”.

Si për t’i bërë jehonë impulsit të tij luftarak, një tjetër zyrtar i opozitës poston në rrjetet sociale një pisqollë dhe një brez me fishekë. Dy reagime elokuente, që tregojnë se cili ishte përjetimi i opozitës sot, teksa Rama dhe Murrizi ndryshonin Kushtetutën, ndërsa Basha e Kryemadhi ndodheshin në kafe, të pafuqishëm për të influencuar atë që ndodhte brenda sallës së parlamentit.

Në fakt votimi i sotëm i ndryshimeve kushtetuese, që hapi listat e kandidatëve dhe synon t’i japë fund koalicioneve me shumë lista emërore, ka qenë një moment me rrezik të lartë tensioni në Tiranë. Jo vetëm politik, por edhe më tej.

Shumëkush që nuk e sheh dot me sy Edi Ramën, mendon sot se janë shterrur rrugët dhe mjetet paqësore për ta lëvizur atë nga vendi. Edhe lëvizjet e dhunshme të vitit të shkuar, edhe pisqollat dhe nostalgjia për zjarret e Berishës, këtë ndjesi kapitullimi dhe revanshi pasqyrojnë.

Por monedha në këtë rast ka një anë tjetër të saj, krejt të ndryshme nga dëshira e pashtershme e një pjese të opozitës së sotme, për t’i larë hesapet një herë e mirë me “Covidin e Surrelit”, siç e quajnë së fundi Edi Ramën. Dhe ana tjetër e monedhës është pikërisht dëmi i pariparueshëm që i ka sjellë opozitës së sotme, PD-së në radhë të parë, tundimi i fortë drejt molotovëve, zjarrit dhe kalldrëmit të shkulur të bulevardit.

Kush ka jetuar brenda opozitës aktuale në shtatë vitet e fundit, ka mjaftueshëm prova dhe argumenta për t’i ikur edhe zjarrit të Berishës, edhe pisqollave e vezmeve me fishekë në Facebook. Sepse ato thjesht nuk të sjellin në pushtet.

Lulzim Basha nuk është ai që përshkruan kryeopozitari nostalgjik për zjarret në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse sot Basha reagoi ashpër, por brenda vijave, kjo vjen jo vetëm sepse ambasadorët e SHBA e BE i shkojnë përditë në zyrë, por edhe sepse ai e ka tashmë të qartë se rruga e dhunës e la me gisht në gojë. Basha është djegur shumë herë këto vite, nga linja e tij e ashpër e ndjekur me kokëfortësi, e që në fund ka çuar në tërheqje pa kushte.

Nëse PD nuk do të ishte tunduar skajshëm vjet, për të hedhur në Lanë mandatet, sot do të ishim duke treguar një histori krejt të ndryshme në lidhje me Kushtetutën. Asnjë ndryshim kushtetues nuk do të bëhej dot, nëse PD e LSI do të ishin në parlament, e jo në rrugë. Për pasojë, koalicionet me lista shumë emërore, formula që do të  garantonte rezultat maksimal për opozitën në zgjedhjet e ardhshme, do të ishin thjesht të paprekshme për Ramën.

Zjarri dhe pisqollat e çuan punën në këtë derexhe, për ata që sot nuk arritën të ndalin as akrobacinë e fundit të qeverisë: ndryshimin në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës së vendit! Jo se Rama ka ndonjë kartë të bardhë për të bërë ç’të dojë pa ju dridhur qerpiku. Por sepse mënyra sesi është ndërtuar sot marrëdhënia mes pozitës dhe opozitës në këtë vend, me një pjesë në rrugë e tjetrën në parlament, e ka bërë të vështirë për arbitrat e huaj, që t’i ndalin dorën njërës apo tjetrës palë. Si zakonisht, loja politike shqiptare është thellësisht e errët, hileqare dhe e koklavitur për kancelaritë, që nuk kanë kohë të shpleksin nga e para çdo lëmsh që pjell kriza shqiptare.

Nevoja për stabilitet fiton gjithmonë mbi këto rrethana të ngatërruara që sjellin me vete ngjarjet në Tiranë dhe sot kemi parë një dëshmi të paprecedent të kësaj linje stoike të Perëndimit në Tiranë.

Tags: bashaBerishaKryemadhiramaskender Minxhozi

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
“Policia ka emrat e të infektuarve”, gjobitet 37-vjeçarja që kishte dalë nga shtëpia (VIDEO)

"Policia ka emrat e të infektuarve", gjobitet 37-vjeçarja që kishte dalë nga shtëpia (VIDEO)

‘Nuk të lë me prek në tokë’, Anita fotografohet në krahët e Haradinajt (FOTO)

'Nuk të lë me prek në tokë', Anita fotografohet në krahët e Haradinajt (FOTO)

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com