Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hapja e listave/ Opozita kërkesë PS: Të mblidhemi sot

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hapja e listave/ Opozita kërkesë PS: Të mblidhemi sot

Opozita jashtëparlamentare i ka kërkuar PS-së që mbledhja e radhës e Këshillit Politik të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00 , për të dialoguar me qëllim gjetjen e një marrëveshje për hapjen e listave.

PD-ja është dakord që të hapen listat, por me kushtin që koalicionet të mos preken. Por shumica socialiste është e vendosur që nesër të miratojë hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve me lista unike.

Ndërkohë, opozita ka bërë dhe një ofertë me tre pika;

1. Të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes.

Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë.

Të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.

Reagimi:

“I nderuar koleg,

Në vijim të mbledhjes së djeshme, ripërsërisim vullnetin e Opozitës së Bashkuar, për të vijuar punën bashkërisht për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, me qëllim arritjen e konsensusit për çdo ndryshim, kushtetutes apo ligjor, që prek zgjedhjet.

Ky ishte qëllimi për të cilin bashkërisht ramë dakord për ngritjen e Këshillit Politik.

Në këtë kuptim, ritheksojmë edhe njëherë gatishmërinë tonë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një proces gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual.

Propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Opozita e Bashkuar paraqiti këtë propozim në mbledhjen e datës 28 Korrik 2020:

Të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes.

Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë.

Të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.

Opozita e Bashkuar është e gatshme që të vijojë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që shkelin Marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe zhbëjnë Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ju sjellim në vëmendje se çdo akt i njëanshëm, aq më tepër akte që prekin drejtpërdrejt zgjedhjet, cënojnë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjet që dalin prej tyre.

Gjithashtu, çdo akt i njëanshëm, është një hap me pasoja të rënda që në vend që të kontribojë në procesin e integrimit europian, e pengon atë duke izoluar Shqipërinë dhe shqiptarët. Për këto arsye, gjithëpërfshirja dhe konsensualiteti është rruga e pashmangshme, në të mirë të Shqipërisë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kuadër, propozojmë mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e sotme, 29 Korrik 2020, ora 18:00

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili”.

Tags: keshill politikopozitaPS

TË LIDHURA

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë
Aktualitet

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

11:44 | 13/08/2025
GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua
Aktualitet

GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

11:38 | 13/08/2025
I moshuari gjendet i mby*ur në plazhin e vjetër të Vlorës
Aktualitet

I moshuari gjendet i mby*ur në plazhin e vjetër të Vlorës

10:33 | 13/08/2025
Next Post
Kuvendi miraton ndryshimet në buxhet dhe mbylljen e klubeve të natës

Kuvendi miraton ndryshimet në buxhet dhe mbylljen e klubeve të natës

Ambasada amerikane zbardh takimet e Yuri Kim me Metën, Ramën dhe Bashën

Ambasada amerikane zbardh takimet e Yuri Kim me Metën, Ramën dhe Bashën

Konfirmohet lajmi për rikthimin e tifozëve në stadiumet e Premier League

Konfirmohet lajmi për rikthimin e tifozëve në stadiumet e Premier League

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Trump do takohet me udhëheqësit evropianë, Zelensky do bashkohet virtualisht
Bota

Trump do takohet me udhëheqësit evropianë, Zelensky do bashkohet virtualisht

by mirseda
11:50 | 13/08/2025
0

Presidenti ukrainas Zelensky do t’i bashkohet takimit të sotëm midis Trump dhe udhëheqësve evropianë virtualisht nga Berlini....

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

11:44 | 13/08/2025
GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

11:38 | 13/08/2025
I moshuari gjendet i mby*ur në plazhin e vjetër të Vlorës

I moshuari gjendet i mby*ur në plazhin e vjetër të Vlorës

10:33 | 13/08/2025
Situata e rëndë nga zjarret/ Vengu: 3 helikopterë po operojnë në Gramsh, 2 të tjerë në Delvinë

Situata e rëndë nga zjarret/ Vengu: 3 helikopterë po operojnë në Gramsh, 2 të tjerë në Delvinë

10:25 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com