Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Shumica e arinjve polarë mund të zhduken deri në vitin 2100

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Shumica e arinjve polarë mund të zhduken deri në vitin 2100

Shumica e arinjve polarë mund të zhduken nga Arktiku deri në vitin 2100 për shkak të ngrohjes globale, thuhet në një studim të ri.

Shkencëtarët thonë se ulja “agresive” e çlirimit të gazrave ndotës është e nevojshme për të shpëtuar gjitarët nga zhdukja.

Ndryshimi i klimës po e shndërron një nga grabitqarët më të fuqishëm, ariun polar, në një nga speciet më të rrezikuara në Tokë, thuhet në një raport të ri.

Studimi i Universitetit të Torontos në Kanada, botuar në revistën “Nature Climate Change”, thotë se duhen bërë që tani shkurtime “agresive” të çlirimit të gazrave të dëmshëm, për të shpëtuar kafshët nga zhdukja.

Arinjtë ndihmohen nga akulli, i cili formohet mbi ujërat e hapura, për të kapur prenë e tyre.

Një humbje e akullit të shkaktuar nga ngrohja globale do t’i shtyjë këto kafshë drejt tokës, ku do t’u duhet të mbështeten tek rezervat dhjamore, për shkak të mungesës së ushqimit.

“Problemi është se tani ata kanë më pak kohë për t’u ushqyer dhe një kohë më të gjatë pritjeje derisa të rikthehet akulli.

Në kushte normale, akulli shkrihet në fillim të verës, në mes të saj, dhe pastaj rikthehet në vjeshtë. Periudha kur akulli mungon, po zgjatet gjithnjë e më shumë dhe arinjtë po përballen me atë periudhë të zgjatur me më pak rezerva dhjamore”, thotë Steven Amstrup, bashkëautor i raportit.

U përdorën mokete për të përcaktuar kërkesat për energji të arinjve polarë ndërsa ata dimërojnë, si dhe pragjet minimale që do të kufizonin mbijetesën e tyre, së bashku me një model që parashikon numrin e ardhshëm të ditëve pa akull.

Studiuesit e përdorën këtë për të vlerësuar se kur pragjet minimale për mbijetesën do të tejkaloheshin për trembëdhjetë nën-grupe popullsie në Arktik që përfaqësojnë 80 përqind të të gjithë arinjve polarë.

“Kemi nevojë të rishikojmë atë për të cilën njerëzit ranë dakort në përfundim të marrëveshjes së Parisit në 2015, që ishte se ne duhet të synojmë të mbajmë ngritjen e temperaturës botërore nën dy gradë Celsius”, thotë zoti Amstrup.

Sipas skenarit me një nivel të lartë çlirimi të gazrave ndotës, studiuesit zbuluan se mbijetesa e arinjve do të ishte “e pamundur” në pjesën më të madhe të Arktikut për shkak të akullit të zvogëluar të detit.

Por, nëse do të kishte një “skenar me ndotje të moderuar”, më shumë nën-grupe të kësaj popullsie do të munden t’i mbijetojnë këtij shekulli. /Voa

Tags: arinj polarengrohje globalestudim

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Kuriozitete

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Next Post
Në Tiranë 6 vatra zjarri në ditë, kreu i zjarrfikëses bën thirrjen e fortë

Në Tiranë 6 vatra zjarri në ditë, kreu i zjarrfikëses bën thirrjen e fortë

Tifozët presin titullin, ylli i Juves befason drejtuesit me kërkesat e tij

Tifozët presin titullin, ylli i Juves befason drejtuesit me kërkesat e tij

Viktimat nga pandemia, Shqipëria e pesta në rajon

Viktimat nga pandemia, Shqipëria e pesta në rajon







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.
Bota

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

by mirseda
22:44 | 26/12/2025
0

Mijëra fluturime u vonuan ose u anuluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara sot (26 dhjetor), mes...

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

22:25 | 26/12/2025
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

22:14 | 26/12/2025
Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

21:34 | 26/12/2025
Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com