Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

SHBA: Thirrje BE-së që të liberalizojë vizat me Kosovën

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA: Thirrje BE-së që të liberalizojë vizat me Kosovën

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i bëri thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave.

Komiteti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter rikujtoi se vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë.

Thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Më herët edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati bërë thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovës.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Por, çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Edhe brenda institucioneve të BE-së është rritur presioni në drejtim të Këshillit të BE-së. Dhjetëra eurodeputetë përmes një letre kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën.

Këta dy liderë të vendeve anëtare të BE-së, konsiderohen si kundërshtarët më të fuqishëm të liberalizimit të vizave me Kosovës, sepse vendet e tyre nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë në Këshillin e BE-së.

Për ish-diplomatin gjerman, Wolfgang Ischinger, çështja e liberalizimit të vizave me Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së.

“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – besueshmëria e BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger në Twitter. /Rel

Tags: kosoveSHBAthirrje

TË LIDHURA

Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës
Rajoni

Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës

17:03 | 03/10/2025
Në grevë prej 19 ditësh për zhvarrosjen e të birit, Pano Ruçi përfundon në spital, mjekët thirrje qeverisë greke: Të plotësohen kërkesat e tij
Rajoni

Në grevë prej 19 ditësh për zhvarrosjen e të birit, Pano Ruçi përfundon në spital, mjekët thirrje qeverisë greke: Të plotësohen kërkesat e tij

14:42 | 03/10/2025
Italia bllokohet nga greva e përgjithshme në mbështetje të Gazës
Rajoni

Italia bllokohet nga greva e përgjithshme në mbështetje të Gazës

14:07 | 03/10/2025
Next Post
“S’mund të ketë 100% dakordësi”, flet Rama pas mbledhjes së Këshillit Politik

“S’mund të ketë 100% dakordësi”, flet Rama pas mbledhjes së Këshillit Politik

Studim/ Çereku i britanikëve mund të refuzojë që të vaksinohet kundër koronavirusit

Studim/ Çereku i britanikëve mund të refuzojë që të vaksinohet kundër koronavirusit

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Të shtëna në Elbasan

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025




TË FUNDIT

Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator
Aktualitet

Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

by mirseda
11:39 | 04/10/2025
0

Në limitet e skadimit të mandatit Komisioni Rregullator i KQZ duhej të mblidhej këtë të shtunë për...

Paralajmërimi i qartë i Ramës: Në zonat që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

Paralajmërimi i qartë i Ramës: Në zonat që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

10:17 | 04/10/2025
Do shtrëngojmë masat ligjore për zjarrvënësit”, Rama: Kush humbi banesat dhe krerët e bagëtive nga flakët, do dëmshpërblehet qindarkë për qindarkë

Do shtrëngojmë masat ligjore për zjarrvënësit”, Rama: Kush humbi banesat dhe krerët e bagëtive nga flakët, do dëmshpërblehet qindarkë për qindarkë

10:14 | 04/10/2025
Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë

09:33 | 04/10/2025
Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

09:30 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com