Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i përgjigjet indirekt akuzave të opozitës, duke postuar foton e Jonës, pjesë e personelit mjekësor.
Jona është mbështetur me duar mbi tavolinë, ndërsa reflektohet lodhja që ajo mban mbi supe, pas rasteve të shumta në Infektiv.
Ministrja i ka cilësuar si horonj, e duket se në të njëtën linjë janë edhe qytetarët.
Një mori komentesh që kanë ardhur për foton e shpërndarë nga Manastirliu, qytetarët kanë vlerësuar punën kolosale të bërë nga mjekët.