Ditëve me reshje shiu do ti vijë fundi në javën që pritet të nisë. Ashtu sikundër ndodh në muajin korrik, në vend do të hyjnë në qarkullim rrymat e nxehta afrikane.
Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare në male. Era, gjatë gjithë kësaj jave do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë në tokë.
Në brigjet detare e veҫanërisht në bregdetin Jonian, deri ditën e mërkurë era do të fitojë forcë gjatë orëve më të nxehta, mesatare e hera herës e vrullshme.
Temperaturat do të pësojnë rritjen e tyre më të ndjeshme gjatë orëve të mesditës.