Një 16-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në oborrin e kishës Profiti Ilia, në Greqi.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për shtetasen Maria Hyseni, e cila banonte me familjen e saj në Trikala.
Adoleshentja kishte marrë goditje të shumta në fytyrë e trup. Policia njoftoi se goditjet e shumta në trup dëshmojnë për një akt kriminal, por se do të jetë autopsia që do të thotë fjalën e fundit.
Ishin punëtorët e pastrimit të Bashkisë ata të cilët gjetën trupin e pajetë të 16-vjeçares në oborrin e kishës.
Ndërkohë, familja dhe shokë të vajzës janë thirrur nga policia për t’u marrë në pyetje.