Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Pas ndeshjes/ Olsi Rama e quan burrëror Partizanin në derbi, shigjeton Sormanin

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Pas ndeshjes/ Olsi Rama e quan burrëror Partizanin në derbi, shigjeton Sormanin

Partizani ishte shumë pranë fitores mbrëmjen e djeshme, derisa një gol nga Muçi i shoi të gjitha shpresat në minutat shtesë.

Partizani po udhëhiqte derbin 1-0 deri në minutat shtesë, ku i sapoaktivizuari nga klubi i Tiranës shënoi golin e barazimit.

Pa trajnerin Sormani në stol dhe stafin e tij italian, por me drejtorin Olsi Rama aty, që udhëzonte “demat” bashkë me Kalarin dhe Genc Tomorrin, kampionët ende në fuqi kanë marrë një pikë në këtë përplasje. Mbas ndeshjes, Rama ka folur për mediat, duke nënvizuar:

“Do të kisha shumë dëshirë ta nisnim me ndeshjen, pasi kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Situata e krijuar në klub nuk ishte optimale. Na mungonin 7 lojtarë, ku 5 kanë dalë pozitivë me Covid-19. Ndeshja ishte përgatitur me tre prej futbollistëve të prekur, ndaj u detyruam më pas të ndryshonim planet. Njëherë kanë thënë se futbolli është sport burrash, sot luajnë edhe femra. Jam krenar për skuadrën, treguam se jemi burrërorë.

Mungesa e Sormanit? Secili ka parimet e veta në jetë. Ai vjen nga Italia dhe mbase atje kanë kulturë tjetër. Partizani i ka ndjekur me rigorozitet të gjitha protokollet. Kemi bërë një testim para 10 ditësh. Një futbollist kishte temperaturë. E kemi mbajtur në karantinë, doli negativ. Bilali gjithashtu doli negativ. Jemi treguar “fair-play”. Nuk kërkuam për asnjë moment të shtyhej ndeshja. Kishim besim se dimë të luajmë futboll nga fillimi deri në fund. Kjo ka ndodhur këto ditë. Ne do të komunikojmë me stafin teknik. Ata janë trajnerë të Partizanit. S’e kam bërë kurrë trajnerin. U ula në pankinë me Gencin. Në këtë situatë të tillë, duhet të ruhemi, por nuk duhet të kesh frikë të vazhdosh jetën duke marrë masat.

Unë e përjetoj ndeshjen njësoj si në stol, si në tribunë, si në shkallët e stadiumit. Sigurisht më vjen keq, sepse mendoj gjithmonë për djemtë që derdhin djersë dhe lodhen. Dalin nga fusha me dëmtime nëpër trup, me dhimbje. Mendoj se me të vërtetë e meritonin fitoren. Ofendimet e tifozëve? Ne luanim në fushën tonë, por Tirana jashtë konceptit të “fair-play” kishte më shumë tifozë në stadium. Nuk mendoj që është e ndershme, që në një situatë të tillë të dëgjohen edhe të sharat, edhe ngacmimet ndaj lojtarëve. Për mua është e papranueshme.

Ne ishim organizatorët, por s’kemi asnjë gjë në dorë në organizim. Kishte edhe njerëz të Partizanit që ishin ftuar, brenda numrit të limituar që ne kemi. Asnjë më tepër. Kishte edhe gazetarë. Nuk e keni parë ndeshjen nga poshtë që të kishit konceptin tamam si ishte e rreshtuar tifozeria. Me vjen keq që nuk i dhamë dot kënaqësinë e fitores tifozëve të Partizanit. Megjithatë besoj se janë krenar që luftuam deri në fund”.

Vlerësimi i sezonit? Unë e them që tani që nuk është i suksesshëm aspak. U nisëm me premisa të tjera dhe duhet të ishim në pozicion tjetër në renditje. Asgjë në jetë nuk mund të humbet. Edhe atje ku ti humbet, mëson diçka. Shpresoj që këto eksperienca të na kenë mësuar më tepër, në mënyrë që në vitet e ardhshme të ndërtojmë gjërat në baza më të shëndosha dhe të jemi më të saktë. A do qëndrojë Alban Hoxha? Kapiteni është akoma lojtar i Partizanit. Dëshira e tij dhe e klubit është që të vazhdojmë bashkë”.

Tags: barazimderbiOlsi Ramapartizani

TË LIDHURA

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi
Sport

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij
Sport

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025
Next Post
Rikthehen protestat në Serbi, qindra njerëz përleshen me policinë jashtë parlamentit

Rikthehen protestat në Serbi, qindra njerëz përleshen me policinë jashtë parlamentit

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Treni përplas një makinë në Domje të Tiranës

Treni përplas një makinë në Domje të Tiranës

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com