Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Deklarata e Macron dhe Merkel, kur do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Deklarata e Macron dhe Merkel, kur do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë dalë në një konferencë të përbashkët pas Samitit të Parisit.

Përmes një deklarate të publikuar, dy zyrtarët njoftuan se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të rifillojë më 12 korrik me një videokonferencë. Ndërsa takimi i parë në Bruksel do të mbahet pak ditë më vonë, me datë 16 korrik.

Macron dhe Merkel theksojnë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta lehtësojë dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tyre, nëse do të jetë e nevojshme do të organizohet edhe një samit i ri për lehtësimin e dialogu mes dy vendeve.

Deklarata e plotë:

Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel organizuan sot një samit përmes videokonferencës me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit evropian për Punë të Jashtme dhe politikë të sigurisë / Nënkryetar i Komisionit Evropian Josep Borrell, dhe Miroslav Lajčák, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale në lidhje me Ballkanin perëndimor.

Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Hoti kanë rënë dakord të rifillojnë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili është ndërprerë që nga nëntori i vitit 2018. Bashkimi evropian do të vazhdojë të lehtësojë dialogun e tyre, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, me anë të një marrëveshje gjithpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht e detyrueshme.

Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Hoti ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në kuadër të punëve që janë në vazhdim e sipër në shumë fusha të propozuara në procesin e Berlinit, si masa të rëndësishme për ndërtimin e besimit midis dy palëve.

Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. Bisedimet midis dy palëve do të fillojnë më 12 korrik me videokonferencë dhe do të pasohen më 16 korrik nga një takim i parë në Bruksel. Ato do të organizohen nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe PSBE Lajčák. Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel inkurajuan Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti të arrijnë përparim substancial në negociata në muajt e ardhshëm.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe ka një rëndësi të madhe për perspektivën e pranimit të dy vendeve në BE. Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel do të mbetet të angazhuar për këtë çështje, në mbështetje të dyja palëve dhe të Bashkimit Evropian, dhe do të jenë të gatshëm të organizojë një samit të ri nëse është e nevojshme në një fazë të mëvonshme në negociata

 

 

 

Tags: DialogukosoveMacronMerkelserbi

TË LIDHURA

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg
Bota

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

19:52 | 22/11/2025
Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani
Bota

Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani

19:05 | 22/11/2025
Izraeli rifillon sulmet në Gaza, armëpushimi në pikëpyetje
Bota

Izraeli rifillon sulmet në Gaza, armëpushimi në pikëpyetje

17:42 | 22/11/2025
Next Post
Pasuria e Jeff Bezos shënon rekorde historike

Pasuria e Jeff Bezos shënon rekorde historike

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Pandemia në Itali/ Rritet numri i rasteve të reja

Pandemia në Itali/ Rritet numri i rasteve të reja







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com