Kjo javë është mbyllur pozitivisht për monedhën europiane e cila blihet këtë të premte me 123.7 lekë dhe shitet me 124.3 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq dollari amerikan ka humbur 0.2 pikë këtë fund jave duke u blerë sot me 109.6 lekë dhe duke u shitur me 110.4 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Referuar tregut valutor vendas, paundi britanik ka regjistruar një rritje prej 0.6 pikë nga dita e djeshme duke e mbyllur javën në blerje me 137.3 lekë dhe në shitje me 138.5 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një rritje këtë të premte prej 0.3 pikë nga dita e enjte, duke u blerë sot me 115.8 lekë dhe duke u shitur me 116.9 lekë. /SCAN