Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

SKEMA/38 mijë euro nga rrjeti social, policia shkatërron ‘bandën’ shqiptare

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SKEMA/38 mijë euro nga rrjeti social, policia shkatërron ‘bandën’ shqiptare

Një grup prej 9 personash janë arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohen se kanë përfituar përmes mashtrimit në rrjetin social Facebook, një shumë prej 38 mijë euro.

Operacioni “Transferta”, ka prangosur 9 të rinj. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për një periudhë 1-vjeçare, kanë ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre. Më tej i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare, dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38.000 euro.

Njoftimi

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor “TRANSFERTA”.

Vihen në pranga 9 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, për veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Gjatë operacionit janë sekuestruar prova që faktojnë autorësinë e personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Shtetasit e arrestuar kanë përfituar rreth 38000 euro nga mashtrimet nëpërmjet adresave në rrjetin social Facebook.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kompjuterike, nga Sektori për Hetimin e Krimit Kompjuterik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas gati një viti hetimesh proaktive, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është organizuar dhe finalizuar operacionin policor i koduar “TRANSFERTA”.

Në kuadër të operacionit u kapën 9 shtetas, për të cilët u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, e cila ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” për shtetasit: E. A., 29 vjeç, I. Q., 27 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. T., 28 vjeçe, N. Sh., 21 vjeç, E. H., 33 vjeçe, A. Sh., 21 vjeç, A. A., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për një periudhë 1-vjeçare, kanë ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Gjatë operacionit u sekuestruan 10 aparate celularë, 10 numra SIM Card, 3 pajisje elektronike, mandate pagese (tërheqjeje) që faktojnë aktivitetin kriminal të këtyre personave etj.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Tags: arrestimeMashtrim kompjuteriktirane

TË LIDHURA

Mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese: Paraburgimi cenon demokracinë
Aktualitet

Mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese: Paraburgimi cenon demokracinë

15:10 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë
Aktualitet

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
“Ajo që ndodhi në Parlament është thirrje lufte”, Berisha: Qytetarët të ngrihen në revoltë!
Aktualitet

“Ajo që ndodhi në Parlament është thirrje lufte”, Berisha: Qytetarët të ngrihen në revoltë!

14:42 | 16/03/2026
Next Post
Zvarriti gjyqin për Arbër Çekajn, gjykata gjobit avokatin Maks Haxhia

Zvarriti gjyqin për Arbër Çekajn, gjykata gjobit avokatin Maks Haxhia

Theu rregullat e izolimit, infermierja gjobitet me një mijë euro

Theu rregullat e izolimit, infermierja gjobitet me një mijë euro

Reperi i njohur Gjiko dënohet nga gjykata

Reperi i njohur Gjiko dënohet nga gjykata







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen
Rajoni

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

by mirseda
15:47 | 16/03/2026
0

Kryeministri i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Savo Miniq, ka dhënë dorëheqje nga ky...

Mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese: Paraburgimi cenon demokracinë

Mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese: Paraburgimi cenon demokracinë

15:10 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
“Ajo që ndodhi në Parlament është thirrje lufte”, Berisha: Qytetarët të ngrihen në revoltë!

“Ajo që ndodhi në Parlament është thirrje lufte”, Berisha: Qytetarët të ngrihen në revoltë!

14:42 | 16/03/2026
Bllokada në Kuvend rrezikon marrëveshjet ndërkombëtare 121 mln € në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon marrëveshjet ndërkombëtare 121 mln € në Kosovë

14:30 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com