Gjatë mesnatës së kaluar, një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pranë një lokali në aksin rrugor Burrel-Tiranë.
Policia bën me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, ndërkohë që personi i plagosur është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës, ku raportohet që të jetë jashtë rrezikut për jetën.
“Është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.
Janë shoqëruar në komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen”, njofton policia.