Kompania italiane e fluturimeve “Alitalia”, do të nisë fluturimet drejt Shqipërisë duke filluar nga data 31 korrik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kompania i bën thirrje italianëve të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për pushimet e tyre.
“Lëreni veten të magjepseni nga Shqipëria. Ujëra të kristalta e plazhe të bardha”, shkruan kompania në rrjetet sociale.
Pandemia e koronavirusit ka bërë që numri i turistëve këtë vit të jetë më i vogël, për shkak të mbylljeve të kufijve nga disa vende dhe kufizimeve të ndryshme.