Ditën e nesërme, zhvillimet e fundit në Shqipëri do të jenë në qendër të diskutimeve të komisioneve parlamentare në Parlamentin Europian.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në PE, David McAllister njofton se: nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri.
Gjithashtu ai vuri në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e Teatrit Kombëtar dhe nënvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare).